U rrëzua nga shkallët e ndërtesës ku po punonte, vdes shqiptari në Itali

U rrëzua nga shkallët e ndërtesës ku po punonte, vdes shqiptari në Itali

Foto ilustruese

Një punëtor shqiptar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Piza të Italisë si pasojë e një aksienti fatal në punë. Pavarësisht përpjekëve të mjekëve, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i  ditur, nuk arriti t’u mbijetonte dëmtimeve të marra pas rrëzimit nga shkallët ku ishte ngjitur për të punuar.

Mediat italiane raportojnë se deri më tani, dyshohet për një aksident në punë, por hetuesit po punojnë për mbledhjen e fakteve të tjera për të shpjeguar dinamikën e plotë të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së enjte.

Ndërtesa ku po kryheshin punimet në komunën Montecatini Val di Cecina, ishte e ndërtuar në shekullin e tetëmbëdhjetë ndërsa prej vitesh ishte shndërruar në një hotel luksoz.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë