U rrëzua nga shkallët gjatë kohës që punonte, ndërron jetë 54 vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga shkallët gjatë kohës që punonte, ndërron jetë 54 vjeçari shqiptar në Itali

Foto nga vendngjarja

Një 54 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Novara të Italisë. Shkak është bërë rrëzimi i tij nga një lartësi prej 5 metrash në varrezat Castelletto Ticino.

Sipas mediave italiane, 54 vjeçari shqiptar i cili ka ndërruar jetë gjatë kohës që punonte është rrëzuar nga shkallët ku kishte hipur për mirëmbajtjen e kamerave pranë rrugës së varrezave.

Pavarësisht se ambulanca mbërriti shpejt në vendngjarje dhe e dërgoi me urgjencë në spital, i ndjeri nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Ai u dërgua me helikopter në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë orëve të pasdites. Ndërkohë autoritetet përkatëse vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja