Një 61 vjeçar shqiptar në Itali ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga një kantier ndërtimi ku punonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme një kantier ndërtimi në Borghetto.

Shqiptari ishte në katin e katërt të godinës në ndërtim kur ra nga një lartësi rreth 8-10 metra, raportojnë mediet italiane.

“Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar”, tha kryebashkiaku Giancarlo Canepa, i cili mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.