Një 69-vjeçar nga fshati Shalës ka mbetur i plagosur rëndë pasi u rrëzua teksa ndodhej në mal me bagëtitë e tij.
Sipas burimeve, Ismet Domeri po kulloste bagëtitë në një zonë malore, kur dyshohet se, për shkak të temperaturave të larta, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.
69-vjeçari është gjetur nga persona që ndodheshin në zonë, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Fillimisht ai u transportua në Spitalin e Sarandës, ku mori ndihmën e parë mjekësore.
Bariu kishte pësuar trauma të rënda në kokë dhe në kraharor. Për shkak të gjendjes së tij, mjekët vendosën transferimin me helikopter drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar.
Komente









