Disa ditë pas aksidentit teksa ishte duke vrapuar, kancelari gjerman Olaf Scholz ka publikuar këtë të hënë një fotografi para daljes së tij të parë publike.

Në foto kancelari duket i lënduar në fytyrë, ndërsa ka një mbrojtëse të zezë në syrin e djathtë. Në foto shihen qartë gërvishtjet dhe mavijosjet.

“Mezi pres memet. Faleminderit për urimet, duket më keq se sa është!”, ka shkruar Scholz në

Wer den Schaden hat…
Bin gespannt auf die Memes. Danke für die guten Wünsche, sieht schlimmer aus, als es ist!
pic.twitter.com/bB5INX8HnM

— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) September 4, 2023
">X, ish-Twitter, teksa ka publikuar foton.

Kancelari 65-vjeçar gjerman u rrëzua teksa kishte dalë për vrapim. Si pasojë është detyruar të anulojë takimet për këtë fundjavë.