U rrëzuan në kolegj, opozita me sytë nga SPAK për Kuçovën! PL: Heto krimin zgjedhor në bashkinë e Kuçovës

U rrëzuan në kolegj, opozita me sytë nga SPAK për Kuçovën! PL: Heto krimin zgjedhor në bashkinë e Kuçovës

Pasi e humbi në Kolegjin Zgjedhor betejën për të përsëritur zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Kuçovës, Partia e Lirisë i kërkon SPAK-ut të hetojë krimet e pretenduara zgjedhore atje.

‘Siç është bërë publike nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Lefter Maliqi në Bashkinë e Kuçovës ka ndodhur një masakër e vërtetë elektorale, e cila ka filluar para ditës së zgjedhjejve, ekzekutuar në 14 maj me një ndërhyrje të shtetit, grupeve kriminale, oligarkëve pranë qeverisë dhe është zbatuar në mënyrë perfekte ky plan dhe nga KAS. Kandidati Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar dhe në emër të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” i jemi drejtuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në datë  04.04.2023, mbi verifikimin e pastërtisë së figurës së shtetasit Kreshnik Hajdari që në këtë rast është kryetari në detyrë dhe Kandidati i Bashkisë Kuçovë për kryetar bashkie në radhët e Rilindjes, i cili në formularin e vetëdeklarimit ka fshehur deklarimin e dënimit penal në shtetin grek, fakt ky që  “sjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi, zgjedhja, emërimi apo nga funksioni publik”. Dhe pas të gjitha këtyre denoncimeve të bëra publike nuk ka asnjë reagim të prokurorisë apo institucioneve të tjera të cilat me vetëdije të plotë lejuan krimin zgjedhor në Kuçovë. I bëjmë thirrje SPAK dhe të gjitha institucioneve përgjegjëse që të veprojnë dhe të hetojnë veprimtarinë e Kreshnik Hajdarit dhe krimin zgjedhor në Bashkinë e Kuçovës, pasi nëse do të ishte vepruar në kohë sot nuk do të kishim konsumim të këtij krimi zgjedhor në Kuçovë dhe dukshëm rezultati do të ishtë në favor të kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’, Lefter Maliqi.’- tha Braimallari.

Kolegji Zgjedhor njohu vlefshmërinë e rezultatin e 14 majit për Bashkinë e Kuçovës ku PS fitoi me kandidatin Kreshnik Hajdari. Në vendim, kolegji rrëzoi kërkesën e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe të kandidatit Lefter Maliqi për pavlefshmëri. Kolegji më herët rinumëroi edhe 18 kuti nga ku kandidatit socialist iu hoqën 9 vota, kurse Lefter Maliqit iu hoqën katër. Ndërsa, kandidatit të PD-së zyrtare iu hoqën dy vota.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg