U rrit pa baba, sot jep kurse anglishteje falas për jetimët! Mësuesja: Kurse edhe për prindërit e vetëm

E rritur jetime, Adiola Mataj e ka provuar se ç’do të thotë të rritesh nga vetëm njëri prind. E për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve që kanë të njëjtin fat, mësuesja 33-vjeçare ka zgjedhur t’u ofrojë kurse anglishteje falas. Të njëjtin shërbim, Adiola u ofron edhe prindërve të divorcuar dhe atyre të vetmuar.

“Unë jam Adiola Mataj mësuese anglishtje me eksperiencë mbi 7 vjet. Im atë ka vdekur 42 vjeç dhe unë jam rritur jetime. Duke qenë se jam rritur jetime doja që të gjithë fëmijët që rriten jetim siç jam rritur dhe unë vetë doja që t’iu ofroj kursin e anglishtes falas.”

I ka ndjerë vetë nën lëkurë vështirësitë e të rriturit vetëm me njërin prind, pasi babai e la vetëm 10 vjeç.

Adiola Mataj, sot është 33 vjeç dhe me aq mundësi sa ka, profesionin e ka vënë në funksion të kategorive në nevojë. Jo vetëm për fëmijët jetimë, por dhe për prindërit e vetmuar, ajo ofron kurse anglishte falas.

E vetmja gjë që kërkon nga Bashkia, është një ambient ku të mësojë kursantët, pasi banesa e saj ka hapësirë të pamjaftueshme.

I gjithë shpërblimi që arrin të marrë Adiola është buzëqeshja e mirënjohja që merr nga fëmijët, të cilët me kontributin e saj, nesër mund të kenë më shumë mundësi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë