E rritur jetime, Adiola Mataj e ka provuar se ç’do të thotë të rritesh nga vetëm njëri prind. E për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve që kanë të njëjtin fat, mësuesja 33-vjeçare ka zgjedhur t’u ofrojë kurse anglishteje falas. Të njëjtin shërbim, Adiola u ofron edhe prindërve të divorcuar dhe atyre të vetmuar.
“Unë jam Adiola Mataj mësuese anglishtje me eksperiencë mbi 7 vjet. Im atë ka vdekur 42 vjeç dhe unë jam rritur jetime. Duke qenë se jam rritur jetime doja që të gjithë fëmijët që rriten jetim siç jam rritur dhe unë vetë doja që t’iu ofroj kursin e anglishtes falas.”
I ka ndjerë vetë nën lëkurë vështirësitë e të rriturit vetëm me njërin prind, pasi babai e la vetëm 10 vjeç.
Adiola Mataj, sot është 33 vjeç dhe me aq mundësi sa ka, profesionin e ka vënë në funksion të kategorive në nevojë. Jo vetëm për fëmijët jetimë, por dhe për prindërit e vetmuar, ajo ofron kurse anglishte falas.
E vetmja gjë që kërkon nga Bashkia, është një ambient ku të mësojë kursantët, pasi banesa e saj ka hapësirë të pamjaftueshme.
I gjithë shpërblimi që arrin të marrë Adiola është buzëqeshja e mirënjohja që merr nga fëmijët, të cilët me kontributin e saj, nesër mund të kenë më shumë mundësi.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7596
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli miraton ligjin që lejon burgosjen e fëmijëve palestinezë nën 14 vjeç
7 Nëntor, 16:01
-
Media amerikane: Irani do të sulmojë Izraelin në ditët e ardhshme! UNICEF: 50 fëmijë të vrarë në 48 orët e fundit në Gaza
2 Nëntor, 18:43
-
Tronditet Greqia, 3-vjeçari humb jetën pasi plagoset me plumb në kokë
1 Nëntor, 17:07
-
Cila është mosha ideale për të pasur fëmijë?
31 Tetor, 22:47
-
Sa orë në ditë i lejohet një fëmije të qëndrojë para ekranit
11 Tetor, 17:04
-
Dy shenjat që tregojnë se jeni një prind emocionalisht inteligjent
9 Tetor, 15:55
-
Lezhë/ Bashkë me vjeshtën vijnë virozat, fluks në urgjencë! Pediatri tregon shenjat që nuk duhen neglizhuar tek të vegjlit
25 Shtator, 16:35
-
Çantat e rënda dhe qëndrimi në celular po deformojnë shtyllën kurrizore, 3% e fëmijëve me skoliozë
25 Shtator, 16:05
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Një tunel dhe qarja e një të sapolinduri, videoja e krijuar nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura: Gra të dhunuara dhe shtatzëna
31 Gusht, 20:00
-
Po qante gjatë fluturimit, dy gra mbyllin fëmijën në tualetin e avionit (VIDEO)
29 Gusht, 21:39
-
“Dhimbje barku, temperaturë, të vjella, dobësi trupore”, fluks i lartë fëmijësh në Pediatrinë e Pogradecit
28 Gusht, 16:12
-
Fluori mbi masën e rekomanduar ndikon tek inteligjenca e fëmijëve
22 Gusht, 08:22