Gazetari i njohur i cili mbulon fushën e sportit, Ervin Baku, është kërcënuar me jetë. Ai ka bërë një depozitim në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, te drejtori i krimit kibernetik, për të gjithë kërcënimet që ka marrë në ditët e fundit.
E gjitha si shkak i një lidhje live që gazetari bëri me një media këtu në Shqipëri ku mbante veshur një fanellë me flamurin e Serbisë. I pyetur nëse ishte një provokim, apo se kush ishte qëllimi për atë dalje publike, gazetari është shprehur se bluza ishte një dhuratë që ai e kishte marrë nga trajneri i kombëtares serbe së vajzave në volejboll.
Kjo dalje publike e gazetarit Baku është pritur me shumë kritika, sidomos në Kosovë ku e kanë cilësuar si skandal për shkak të së shkuarës politike.
Ja dhe mistrecet ballkanike e tregojne veten ne cdo rast! Jam e sigurte qe sic kercenohet ky gazetar qe nuk ka bere asgje te keqe pervecse ka veshur nje bluze me flamurin e Serbise,po keshtu dhe serbet do te kerkonin koken e cdo gazetari serb qe do kuturiste te vishte bluze me flamur shqiptar,ose kosovar.Dhe BE e U.S presin dialog nga te dy palet! Si mund te gjendet dialog e mirekuptim kur idiotet ballkanike jane gati t'i nxjerrin syte patrioteve te tyre respektive per gjera te tilla pa vlere?!
Përgjigju