Edhe pse tashmë e larguar nga Partia Demokratike dhe me një post në Bashkinë e Sarandës, Manjola Nikollo nuk ka lënë pa përgjigje asnjë prej qytetarëve ‘të shqetësuar’ për marrjen e këtij vendimi. Nikollo në një intervistë të dhënë ditën e djeshme, akuzoi drejtpërdrejt deputeten e PD-së, Ina Zhupën për manipulim të procesit të primareve dhe për ndikim në kryesinë e partë.
Këto dhe të tjera, detyruan Nikollon të jepte dorëheqjen nga primaret, nga drejtimi i degës së PD-së në Sarandë dhe rrjedhimisht largimin nga Partia Demokratike.
Zhupa në profilin e saj në rrjete sociale, ka publikuar statusin e Shpëtim Ahmetit, i cili drejton sot degën e Partisë Demokratike në Sarandë.
Ky i fundit shkruan se ky lajm nuk ka përbërë aspak çudi dhe se kjo lëvizje i ka shërbyer vetëm Nikollos për tu bërë kryefjalë e mediave për një ditë dhe për të siguruar një rrogë si nënkryetare e bashkisë.
Postimi i Shpëtim Ahmetit i shpërndarë dhe nga Ina Zhupa:
SHITEJ SI DEMOKRATE, DERI SA U SHIT TE BASHKIA SOCIALISTE
Dy përfitime i erdhën në një ditë Manjolës me kalimin e "ylberit" politik. Edhe u bë lajm dite në portale e kanale dhe i siguroi vetes një të ardhur të mirë me rrogën e Nënkryetares së Bashkisë.
Por, nëse çudia më e madhe, thonë se zgjat tre ditë, në Sarandë ky lajm mbajti tre orë, pasi nuk i ra askujt si bombë.
Sepse në fakt ra një maskë, nuk ndodhi ndonjë gjë për t'u çuditur.
Ajo kryetare "e opozitës së flaktë" në Sarandë, që për vite me radhë, kishte grisur "maska socialistësh", duke demaskuar afera e kopera të korruptuarish, shkoi në stanin që prodhon këtë "bulmet".
Pas një stërmundimi sfilitës duke tundur flamurin me siglën PD, e bindi veten se nuk kishte më kuptim të rrinte pas maskës.
Tundimit për një karrige, një post e një rrogë nuk mund t'i thoshte "jo", kur ato që kishte shitur me vite te demokratët e Sarandës, ishin një kostum blu, që thjesht mendoi se e hijeshonin.
Por nga momenti që nuk doli e vërtetë ëndrra e saj për një karrige deputeteje me atë kostum, i ra shkurt dhe u iu përgjunj ofertës për një copë Nënkryetareje.
"Nga hiçi, është mirë dhe kaq" i tha vetes, për të mos e humbur shansin.
Tani qëndrimet e saj aq "kritike" e opozitare për vendimmarrjet e fundit të propozuara nga ekzekutivi i Sarandës, lidhur me tjetërsimin e Ecokampusit, me investimet strategjike për fotovoltaiket etj grabitje pronash u ekzekutuan, duke u tretur si kripa në ujë e duke i marrë rrjedha e lumit e vala e detit, bashkë me maskën e çngjyrosur.
Nga nesër ajo do të jetë Shoqja Nënkryetare, me një barrë autoritet.
Për atë nis kështu një epokë e re, ajo e vënies në shërbim të politikave dhe duke u bashkuar me bandat e urryera të grabitjes së pronave dhe për t'iu bashkuar korit të politikave kundër interesave komunitare.
Ra, ra, Maska ra.
I paudhi sot bëhet Maskara.
Sa për Opozitën, pa një Manjolë femër apo mashkull qoftë, është më e pastër dhe më e qartë në misionin e vet, ashtu si një trup pastrohet nga një plagë.
Si kryetar i PD, dega Sarandë, por i bindur jam që edhe çdo anëtar i dinjitetshëm i saj, distancohemi nga njerëz dhe nga kërcime të tilla fluturake.
Duke njohur mirë shoqërinë e qytetit tim, them me pastërti se kjo pjesë e largimeve të këtij lloji nuk surprizoi fare.
Vetëm se më la të kuptoj se nuk paskësha kuptuar: që këto e këta lëpirës, që zvarriteshin deri dhe Qafë të Muzinës për të pritur liderin demokrat, nuk e kanë për gjë të marrin tani me zvarritje shkallët e pista të pushtetit.
Nuk është rastësi të ngjitësh ato shkallë, por është shprehja, më në fund hapur, e shpërblimit që ke dhënë për shërbimin ndaj pushtetit ne 2 palë zgjedhje.
Demokratët e vërtetë qëndruan përballë tankeve e plumbave te komiteteve të shpëtimit më 1997 e jo të ligështohen përballë këtyre sorrave, bjonde a brune, të ngordhura për 5 para të qelbura të borderove bashkiake.
Garantoj çdo demokratë e qytetarë të Sarandës se zëri opozitar do jetë më i fuqishëm përballë çdo maskarade të pushtetit të bandave me çdo ngjyrë kostumi.
Komente













Shikoni se mos ka mbetur ndonje vend bosh andej nga bashkia.Thjesht lexues jam nuk njoh asnjerin prej atyre qe kane shkruar per kete.Po nje habi me vjen;kaq kohe njerezit punojne bashke krijojne raporte pune,e raporte politike(aman ma thoni ca politike) ku njeri eshte i pare e te tjeret e shohin me admirim e servilizem.Sa eshte ne krye te ketij grupimi shoqeror eshte i mire i bejme temena ose i japim nje merite we nuk i takon.Diten qe ndrron mendje e shikon nje pozicion qe i jep komoditet per jeten dhe ulet ne karrigen e kundershtarit (?!) kaloi ylberin dhe u be i keq.Sikur mos te ndodhte kjo gje do kishte reagime? Ka ndonje kriter vleresimi apo dhe grupimet shoqerore me bindje partiake shfrytezojne keto grupime per te qene ne krye per te arritur ne kupole ku mendohet qe je i paprekshem(gje qe tashme ka rene),apo lodhen,e meqe kane krjuar nje emer nderrojne kahun e levizjes e si "mysafir" i rezervohet nje vend ne kete platforme levizese qe nuk meret vesh ca eshte; qendrore,lokale,reale apo ireale por nje gje e sigurte qe nuk te con askund.Nderkohe grupimet shoqerore me bindje politike te ndryshme me lnteresa te ndryshme qe perfshihen ne keto grupime rrine e veshtrojne folene e qyqes.
PërgjigjuÇfarë hidhërimi!!!
Përgjigju