U shkarkua nga Çako, ish-kryepolici i Durrësit padit Policinë në Gjykatë

Ish-drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Çullhaj

Ish-drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Cullhaj ka paditur në Gjykatë Policinë e Shtetit dhe ka kërkuar rikthimin e tij në detyrë.

Çullhaj ka depozituar një padi në Gjykatën administrative të Tiranës, ku ditën e  djeshme është zhvilluar edhe seanca e parë. Në seancën e djeshme nuk është marrë asnjë vendim, por është bërë vetëm njohja me çështjen.

Ish-kryepolici i Durrësit, Perlat Çullhaj u largua nga Policia e Shtetit  në prill të vitit 2017 nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako. Çullhaj u shkarkua bashkë me disa drejtorë të tjerë policie. Ai u vu në qendër të akuzave nga opozita për lidhje me trafikun e drogës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha e akuzoi nga “çadra” për lidhje me eksponentë të krimit, akuza që nuk u provuan dot më pas.Sot Çullhaj kërkon rikthimin në detyrë duke shfuqizuar urdhrin e mëparshëm të Haki Çakos.

l.q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A i duhet vendit një klasë krejtësisht e re politike?

Komento

Komente

  • Erijoni: 19/06/2018 23:29

    Grupi strukturuar kriminal i durresit me komandant lul berishen dhe komisar gjysh dakon

    Përgjigju
  • Vangjushi: 19/06/2018 09:32

    Perlat don me u kthy prap në polici? Ta paska lidh fort Plarenti ëëëë. Po ik o plehër se u bone ushtari i Lul Berishes dhe i Plarent Dërvishajt. Sle restorant e dyqan dhe tok pa mbjell me Lentin.

    Përgjigju
    • Wolf: 19/06/2018 13:12

      Lulzim Berisha, Seferi Braho, Spartak Braho, Nard Koka , Vangjush Dako, Adrian Cela, Lefter KOka: Club Mafiosi Durres