Një valë sulmesh dhe linçimi vijojnë në rrjetet sociale ndaj artistëve që mbështetën kryebashkiakun Veliaj të premten në gjykatë. Objekt i sulmeve më të ashpra i madhi Robert Ndrenika. Për Report Tv aktori korife i skenës shqiptare thotë se nuk e kupton të gjithë këtë fushatë urrejtje. Ai vlerëson Erion Veliajn dhe marrëdhënien me të e cilëson si me një “bir për shpirt”.
“Po pse pra reagojnë kështu?! Hë, ma thuaj ti! Njeriu i di vetë gjërat e tij. E kam djalë të adoptuar! Ia njoh jetën mirë dhe ma njeh jetën mirë. E kam si djalin tim”, thotë aktori Robert Ndrenika i kontaktuar me telefon nga Report Tv.
I madhi Robert Ndrenika, me qetësinë dhe përulësinë që i jep madhështia e një jete si korife i artit shqiptar, e sheh me përbuzje gjithë linçimin, fyerjet dhe fushatën e urrejtjes ndaj tij në rrjetet sociale e jo vetëm, vetëm për shkak të një gjesti mbështetjeje për kryebashkiakun Erion Veliaj në gjykatë.
I bindur se këtë do ta bënte sërish për Veliajn, që e vlerëson shumë si njeri dhe kryebashkiak, aktori që ka shënjuar jetët e çdo shqiptari me personazhet e tij, thotë se vendimin e mori aty për aty, siç do të bënte si për anëtarin e familjes.
“Më lajmëruan njerëz të afërt të Erionit se ishte seanca dhe më pyetën nëse doja të shkoja. Shkova pa u menduar dy herë.”, tregon Ndrenika.
Në një reagim ekskluziv për Report Tv, Ndrenika e shpërfill të gjithë atë urrejtje nga një grup njerëzish, të panjohur apo edhe deri në politikanë, teksa me emocion flet për marrëdhënien personale që ka me Veliajn, duke e cilësuar atë “bir për shpirt”.
“E kam bir për shpirt. E njoh dhe e vlerësoj, ia njoh jetën dhe ma njeh edhe ai timen. Nëse do të ketë sërish nevojë, prapë do të jem aty.”, thotë ai.
Sipas aktorit, lidhjet njerëzore nuk kufizohen vetëm te familja biologjike.
“Njeriu nuk ka të afërm vetëm prindërit, fëmijët apo motrën e vëllanë. Ka edhe njerëz që i zgjedh vetë rrugës dhe i bëhen të afërt.”, thotë për Report Tv, aktori Robert Ndrenika.
Jo vetëm si “bir për shpirt” por kreut të Bashkisë Tiranës ia njeh një meritë shumë të madhe. Njeriu që kaloi dekada në skenë, thotë se me projektin për teatrin e ri në kryeqytet, Erion Veliaj po realizon një ëndërr të madhe, jo vetëm të tij por të gjithë një brezi të artë të artistëve, që ai bën pjesë.
“Veç të tjerash, Erioni realizoi një ëndërr të madhe timen dhe të shumë artistëve: një teatër të madh, të bukur dhe modern në qendër të Tiranës, që shpejt do të jetë gati.”, thekson Ndrenika.
Në seancën e së premtes në gjykatën Administrative për padinë e kryebashkiakut Erjon Veliaj kundër prokurorit Ols Dado, përveç Robert Ndrenikës, edhe artistë të tjerë të skenës shqiptare ishin në sallë, aktorë, këngëtarë por edhe publicistë e gazetarë. Një shenjë mbështetjeje në përballjen që kryebashkiaku po bën për drejtësi prej muajsh.
Komente









Padia nuk eshte kunder Dado: Dado nuk u vetbe prokuror. Nje sere organesh shteterore e bene. Ndaj tyre ka bere padi Erion lupeni.
PërgjigjuNe dor te zotit si nuk ju vjen turp tu i puth doren hajnit njilloj si populli jon kur vdiq tu puth doren e Enver Hoxhes ne arkivol-tmerr tmerr
PërgjigjuA eshte e lejuar te takohet personi ne paraburgim gjate pjesmarrjes ne seancen gjyqesore?
Përgjigjupo si mbrohet hajduti o robert..
PërgjigjuO Toni o Karakac ku e di ti eshte apo jo hajdut o Toni o Karakac
Nuk je I detyruar ti japesh shpjegime askujt ! Bej ate cka te thote zemra ! Ikona si ju nuk gjykohen asnjehere sepse e kini shtruar rrugen me germa te arreta dhe askush ska te drejte tju gjykoje Ju dhente zoti shendet dhe jete o I madhi Robert Ndrenika !
PërgjigjuO mara po a nuk lodhesh tu shkrujt emrin
PërgjigjuZoti Robert ,je shumë në rregull ashtu tregon veten tënde si aktori i madh dhe i respektuar.Harroi komentet e të tjerve ke bër një veprim si ta dëshiron zëmra.Të shohin ata që hedhin molotova e bërtasin protesta paqësore të armatosur.Xhesti jot vlen për tu lavdëruar.
A sa keq po me vjen dhe per Mua. Shko o Robi e futu brenda per te? Dhe Ne e njohim e na vjen keq se ska la akoma leket e Dasmes se e beri pak shtrenjt. Me shit fiq e me bo ate Dasem, sikur sme del llogaria... deri tani me pelqenin filmat e tuaj dhe tani w mbrapa as do mundohem ti shikoj me. Prandaj paske ec perpara se paske qene lepirs pushteti e mos them spiun
PërgjigjuEh kadri kokpalari. Ske faj ti se te solli Salehu ty ne ata te sojit tat m'qytetrim. Shko ha qoftet te shqupi se per sot e kreve detyren.
Kadri hej bure me te rjep shtat lekur qytetar nuk behesh kure .Ti je hajduti me i madh se Erjoni por ty nuk te kane bere ndonje leter anonime .Jepe adresen se do te ta bej une , po shtepin qe ke blere ku i gjete leket , shiko pragun tend dhe mos akuzo te tjeret te cilet i kane dhene Shqiperise kultur , dashuri dhe mirqenie , ato qe i gezln ti sot nga vjedhjet qe ke bere .