Thomas Tuchel është i papunë luksi. Në Gjermani, Bild e lidh të ardhmen e 49 vjeçarit me një aventurë të re në krye të kombëtares së Anglisë. Paraqitjet e dobëta këtë periudhë kanë bërë që FA të mendojë për zëvendësuesin e Gareth Southgate. Trajneri do drejtojë "Tre Luanët" në Botërorin e Katarit dhe në bazë të paraqitjeve do vendoset për rinovimin.
Tuchel është në pritje dhe ka vendosur mos marrë drejtimin e asnjë skuadre, paçka se iu propozua kalimi te Leverkusen, me "Aspirinat" që emëruan në stol një javë më parë Xabi Alonson. Me karrierë të pasur në Gjermani dhe sidomos te Dortmund, PSG dhe Chelsea, Tuchel u shkarkua 100 ditë pasi pronarët e rinj të Chelsea erdhën në krye të klubit. Tuchel zhvilloi 100 ndeshje në krye të Chelsea, nga të cilat 60 fitore, 24 barazime dhe vetëm 16 humbje, duke fituar edhe Ligën e Kampioneve, Superkupën e Europës dhe Botërorin për klube.