Pasi kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani e shkarkoi nga detyra 1 muaj pas arrestimit të Veliajt, Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të komanduar të Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi.

Shkarkimi i Dokushit erdhi dy ditë pasi Veliaj nga qelia e paraburgimit, ia delegoi detyrën e kryebashkiakut Sara Goxhajt më datë 18 mars duke ia hequr këtë post Anuela Ristani, e cila mori detyrën e Veliajt disa ditë pas arrestimit të tij.

Ky vendim u zhbë përsëri, duke rideleguar përsëri Ristanin në postin e kryetares së komanduar. Vetë Erion Veliaj reagoi nga qelia duke e argumentuar situatën si një keqkuptim për shkak të mungesës së informacionin duke qenë se ndodhet në kishte izolimi.

Pasi u rikthye në detyrë, Ristani firmosi shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të komanduar të bashkisë Alban Dokshit si dhe të nënkryetares Sara Goxhaj.

Vendimi i 18 marsit i kryebashkiakut të Tiranës, për t’ia hequr kompetencat që i kishte kaluar Ristanit e për t’ia deleguar ato Sara Goxhajt u spekulua në media si një përplasje mes Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama. Por Anuela Ristani reagoi duke thënë  se në bashki nuk ka asnjë krizë funksionale.