U shkarkua nga detyra pasi u arrestua nga SPAK! Fatos Tushe çon në Kushtetuese vendimin e Qeverisë për shkarkimin si kryebashkiak i Lushnjës

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimi e tij nga detyra.

Tushe u shkarkua si kryebashkiak i Lushnjes  me vendim të qeverisë pasi u vu nën hetim nga GJKKO për abuzim me tenderin për kanalin ujitës, ndërsa më 21 dhjetor do të mbahet seanca plenare në Gjykatën Kushtetuese. Fatos Tushe është në burg, edhe pse ka tentuar disa herë të marrë lirinë nga GJKKO, për shkak se sipas tij ka probleme shëndetësore. 

Pas kësaj kërkesë në Kushtetuese, Fatos Tushe ligjërisht është ende kryebashkiak i Lushnjës pasi sipas nenit 115 të Kushtetutës së Shqipërisë pas ankimit vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.

Neni 115 i Kushtetutës

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.

Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.

Pas arrestimi të Tushes, erdhi dhe reagimi nga kryeministri Rama, i cili tha se ai nga PS nuk do ketë asnjë mburojë dhe se duhet të përballet vetë me drejtësinë. 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • genti haxha: 08/12/2021 18:14

    mos do edhe resto murrua eeeeee ca behet ketu !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja