'Lufta' në PD, Bardhi thërret të martën takim me deputetët e Bashës dhe Berishës: Asgjë s'duhet të na pengojë për t’u bashkuar

TIRANË- Një ditë pasi Lulzim Basha e shkarkoi nga posti i kreut të Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi nuk qëndron duarkryq, por ka marrë një hap për të sjellë unifikimin e aksionit opozitar përballë qeverisë. Teksa partia është ndarë tashmë në tre pjesë, Bardhi ka thirrur në një takim të gjithë deputetët e opozitës, edhe ata të grupit të Bashës dhe të Sali Berishës, si edhe aleatët që kanë dalë nga lista e aleancës PD-AN.

"Duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimet individuale të çdo deputeti për zhvillimet apo debatin e brendshëm në Partinë Demokratike dhe në kampin opozitar, ndaj bindjen me shumicën e kolegëve që kjo nuk duhet të na pengojë për t’u bashkuar dhe për të unifikuar qëndrimin dhe aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës", thuhet në deklaratë. 

Pavarësisht vendimit të Këshillit Kombëtar, Bardhi duket se ka vendosur që ta shpërfillë shkarkimin e tij, ndërsa në deklaratë e cilëson veten si kreun e grupit dhe u bën thirrje të gjithë deputetëve që të martën të marrin pjesë në takim, në Hotel Tirana në orën 12:00.

"Në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim. Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet që ndien përgjegjësinë për një përballje të unifikuar kundër Edi Ramës", shkruan Bardhi. 

Kjo thirrje për bashkim e Gazment Bardhit vjen vetëm disa ditë pasi ish-kryeministri, Sali Berisha në një konferencën me gazetarët  hodhi idenë e bashkimit të Partisë Demokratike edhe me deputetët mbështetës të Gazmend Bardhit dhe çdo deputet tjetër, përveç Lulzim Bashës.

“Me zotin Bardhi dhe çdo deputet tjetër, përveç Alibashës dhe Lul Pengut, kjo parti është dhe do jetë e hapur për diskutim”, tha Berisha. 

Ditën e shtunë, Lulzim Basha mblodhi Kuvendin Kombëtar të PD, në mbledhje u miratuan të gjitha ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, ku ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike do të jetë Lulzim Basha, njëherazi edhe kreu i grupit parlamentar.

DEKLARATA E PLOTË E GAZMENT BARDHIT

Gjatë gjithë kësaj kohe dhe veçanërisht në këtë periudhë të thellimit të keqqeverisjes, kam analizuar me përgjegjësi maksimale situatën në vend dhe nevojën që ka Shqipëria për një opozitë të fortë, të unifikuar dhe plotësisht funksionale.

Opozita shqiptare ka përballë një qeverisje të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme. Për këtë shkak, interesi publik dhe mbrojtja e interesit të  qytetarëve, kërkon që çdo opozitar të përqëndrojë energjitë e tij vetëm në përballjen me regjimin e Edi Ramës. 

Për fat të keq, kjo nuk ka ndodhur në këto 2 vitet e fundit. Lufta e brendshme në Partinë Demokratike e ka dobësuar opozitën dhe shpesh e ka shfokusuar nga misioni i saj, duke i krijuar një komoditet të pashoq e tërësisht të pamerituar Edi Ramës në mandatin e tij të 3 radhazi, ku sundon keqqeverisja, arroganca dhe korrupsioni. Kjo situatë dikton nevojën që, në mënyrë urgjente, secili prej nesh, deputetëve të opozitës, të tejkalojë vetveten për të ofruar dhe për të gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe çdo qytetari që kërkon ndryshimin e qeverisjes. 

Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve. Kam bindjen e plotë se çështjet që na bëjnë bashkë janë më shumë se çështjet që na ndajnë. 

Duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimet individuale të çdo deputeti për zhvillimet apo debatin e brendshëm në Partinë Demokratike dhe në kampin opozitar, ndaj bindjen me shumicën e kolegëve që kjo nuk duhet të na pengojë për t’u bashkuar dhe për të unifikuar qëndrimin dhe aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës. 

Për këtë arsye, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim. Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet që ndien përgjegjësinë për një përballje të unifikuar kundër Edi Ramës, mirëpres pranimin e kësaj thirrje të sinqertë, me qëllimin e mirë të përcaktimit të axhendës dhe strategjisë së përbashkët të të gjithë PD dhe të gjithë opozitës parlamentare.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Therret: 03/09/2023 13:44

    Kur del vetem te ha uku Leje bashen nfron se jena mir me ramen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave