U shkarkua nga Kuvendi, Meta shpërndan gafën e deputetit në Kuvend: Ju uroj një pasdite të qetë me këtë thënie frymëzuese

U shkarkua nga Kuvendi, Meta shpërndan gafën e deputetit në Kuvend: Ju uroj një pasdite të qetë me këtë thënie frymëzuese

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- Me nota të thella ironie dhe shumë shkurt, Ilir Meta ka reaguar pas shkarkimit të tij nga Kuvendi me 104 vota pro. Ai ka zgjedhur që të shpërndajë një pjesë të gafës së bërë nga deputeti Selami Jenishehri i cili tha sot në seancë se “koalicioni i tij do iu dalë zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit”. Meta me ironi ka uruar një pasdite të qetë “me këtë shprehje frymëzuese”, siç ai e quan gafën e Jenishehrit.

Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!

Por çfarë tha në Kuvend Selami Jenishehri? Deputeti teksa foli për vjedhjen e zgjedhjeve, bëri një gafë dhe tha se koalicioni i tij do iu dalë zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit

“Koalicion ynë, i drejtuar nga deputeti Kujtim Gjuzi, i është drejtuar Komisionit të Zgjedhjeve për mos të pasur pasoja të tilla për vjedhjet dhe është anashkaluar. Nuk është dhënë përgjigje. Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Do iu dalim zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit. Emigrantët nuk mund t’i blihet votat”, tha Jenishehri.

Sot Kuvendi shkarkoi presidentin Ilir Meta me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim. Tashmë, ’topi’ është në Gjykatën Kushtetuese e cila ka afat ligjor 3 muaj për të dhënë vendimin përfundimtar për ‘fatin’ e Ilir Metës në Presidencë.

Postimi i presidentit Ilir Meta
 

 

VIDEO e gafës së Deputetit Jenisheri

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patrioti: 09/06/2021 16:56

    Kete idiot analfabet funksional ne e paguajme 2 500 euro ne muaj nga taksat tona. Ketu perfshihet paga, dietat, karburanti, udhetimet jashte shtetit ne delegacione, sigurimet shoqerore, sigurimet shendetesore etj. O tempora o mores! Te vesh duart ne koke!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • dibran: 09/06/2021 16:32

    ....Ja pra! Ky ka te drejte qe nuk e njeh parlamentin! Atje ka edhe Jenishere qe mund te bejne "lapsus", por jane NJEMIJE here me te mire, me te paqte, me te ndershem, me te drejte, me popullore, me te PASTER se ty, or Presidenti ine!!!!! ....prandaj me kete lapsus nuk mund te hedhesh hi syve ketij POLPULLI!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja