ReportTv zbulon postin e ri të ish-drejtorit të Policisë së Tiranës Kastriot Skënderi.

Ai u shkarkua zyrtarisht ditën e djeshme me argumentin se policia nuk ishte efikase në ngjarjen ku banorët u përplasën me përmbarimin te 'Petro Nini'.

Ndërkohë që sot Report Tv mëson se Skënderi është emëruar këshilltar i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Skënderi qëndroi vetëm një vit në krye të Policisë së Tiranës. Ai u emërua në 15 shkurt të vitit të kaluar, ndërsa dje u shkarkua.

Ai më parë ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kufirit në Tiranë, por edhe drejtorit të policisë së Gjirokastrës e Vlorës.