Kishte probleme me pasurinë/ KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e kryegjyqtarit të Fierit, Roland Jaupaj

Kishte probleme me pasurinë/ KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e kryegjyqtarit të Fierit, Roland Jaupaj

Kryetari i Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar kërkesën e kreut të Gjykatës së Fierit, Roland Jaupaj për rishikimin e vlerësimit të KPK-së.

Trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e Roland Jaupaj, kundër vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Roland Jaupaj.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të Jaupajt, pas problemeve të konstatuara me pasurinë dhe një rast të dyshuar të konfliktit të interesit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë