Kontrata e çuditshme me tezen! Pasuria e gruas dhe shtëpia në pallatin që gjykoi 'gozhdojnë' kryegjyqtarin e Fierit

Kontrata e çuditshme me tezen! Pasuria e gruas dhe shtëpia në pallatin që gjykoi 'gozhdojnë' kryegjyqtarin e Fierit

Kryetari i Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj

TIRANE-Kryetari i Gjykatës së Fierit Roland Jaupaj është drejt shkarkimit nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi gjatë hetimit i janë evidentuar disa shkelje që me shumë gjasa do ti kushtojnë.

Përpos konstatimit të ILDKPKI-së për problemet me pasurinë, edhe KPK-ja ka evidentuar disa probleme me llogarinë e gruas për shumën e 13 mijë eurove që ka fituar nga tezja dhe bashkëshorti i tezes dhe po ashtu edhe 1 mln lekë dhuratë për të ndjekur studimet (Në total rreth 25 mln lekë të vjetra).

Gjithashtu sipas KPK-së, pronat e gjyqtarit një apartament dhe një garazh në Fier janë në pallatin që ka qenë në proces gjyqësor mes bashkisë dhe firmës për lejen, ku pjesë e trupës ishte edhe Japupaj që i dha të drejtë firmës.

"Gjyqtari ka qenë pjesë e një procesi ku palë ka qenë dhe firma. Në të proces bashkia Fier ka kërkuar anulim leje për këtë firmë. Por gjyqtarët ku ishte pjesë edhe Jaupaj i dhanë të drejtë kompanisë m.shpk dhe pronat e gjyqtarit janë në të njëjtin pallat për të cilin e bëri gjyqin.

Babai i gjyqtarit për 2 vite ka përdorur pronën pa asnjë dokument apo pagesë ka qenë i trajtuar preferencialisht nga firma. Çmimi i blerjes prej 3 mln lekë apartamenti dhe 400 mijë lekë garazh 22 m2 janë shumë më të lira se tregu. 13 mijë eurot e fituara nga bashkëshortja juaj. Duket se ka një kontratë të çuditshme me tezen
" konstaton KPK-ja.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta sjell më poshtë të gjitha shkeljet që konstatoi trupa e KPK-së gjatë shqyrtimit të dokumentacionit dhe reagimet e Jaupajt në sallën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Tashmë pritet vendimi nesër në 09:30 për kryetarin e gjykatës së Fierit.

Diskutimet dhe shkeljet që u konstatuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Roland Jaupaj: Kam ardhur vetëm se kam parë të arsyeshëm të kem avokat në këtë proces

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: Për këtë subjekt ILDKPKI ka sjellë raport se nuk ka bërë deklarim të saktë, ka burime të ligjshme dhe nuk ka bërë deklarim të rremë. Ndalur tek makina Benz rezulton se përputhet dhe është i saktë. Subjekti ka krijuar deklarim të pasakte për burimin e blerjes. Është verifikuar edhe një depozitë e krijuar në gusht 2017 me vlerë 1.3 mln lekë pasi ka depozituar deklaratën e vettingut. Edhe kjo llogari doli se ishte probleme. Të gjitha llogaritë në bankat e tjera i solli në një të vetme. Bashkëshortja e gjyqtarit ka fituar nga tezja dhe bashkëshorti i tezes 13 mijë euro si komision për shitje pronash dhe 1 mln lekë dhuratë për të ndjekur studimet.

Gruaja e gjyqtarit ka bërë deklarime të pasakta, pasi kryem një hetim të plotë për pasurinë që gruaja e gjyqtarit pretendon se ka fituar 13 mijë euro komision. Konstaton se e ka prenotuar tezja e gruas së gjyqtarit. Nuk qëndrojnë deklaratat se ka fituar 13 mijë euro. Me profesion gruaja e gjyqtarit është mjeke. Gruaja e gjyqtarit nuk ka burime te ligjshme për llogarinë bankare të krijuar në fund të vitit 2009. Gjyqtari ka deklaruar një adresë në Fier ku banon, por nuk ka deklaruar një pronësi apo kontratë qiraje.

Sipas shpjegimeve ai thotë se jeton në banesën e prindërve të tij. Gjyqtari e ka pasur detyrë të sillte dokumente. Hipoteka fier ka sjellë përgjigje për apartament 170 m2 në Fier dhe garazh në emër të prindërve të gjyqtarit. Këtë adresë gjyqtari e deklaron prej vitit 2010 sipas OSHE-së e UKF-së banon aty prej 2010. Gjyqtari ka qenë pjesë e një procesi ku palë ka qenë dhe firma. Në të proces bashkia Fier ka kërkuar anulim leje për këtë firmë. Por gjyqtarët ku ishte pjese edhe Jaupaj i dhanë të drejtë kompanisë m.shpk dhe pronat e gjyqtarit janë në të njëjtin pallat për të cilin e bëri gjyqin.

Babai i gjyqtarit për 2 vite ka përdorur pronën pa asnjë dokument apo pagesë ka qenë i trajtuar preferencialisht nga firma. Çmimi i blerjes prej 3 mln lekë apartamenti dhe 400 mijë lekë garazh 22 m2 janë shumë më të lira se tregu. Nga 1996-2012 nga analiza financiare e familjes së gjyqtarit ata nuk kanë pasur mundësi të krijojnë  këtë pronë sikur pretendon gjyqtari që e ka blerë babai i tij. DSIK, ka sjellë raport ku thotë se është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën nga vlerësimi profesional u analizuan 5 denoncime të ardhura nga publiku.

Roland Jaupaj: Shpjegimit e mia i kam sjellë me postë dhe e-mail. Nuk kam cte them me. Trupa gjykuese është njohur me ato shpjegime të miat. Jo vetëm të vlerësoni Roland Jaupajn si kreu gjykatës por në shumë aspekte. Jam sjell korrekt i përkushtuar kam respektuar ligjin në mënyrë strikte kam bërë jetesë të thjeshtë. Nuk kam fshehur asnjë të dhënë. Pasaktësi apo mangësi e kam shpjeguar por si pasojë se në deklaratën e parë në ato vite askush nuk ka instruktoi si plotësoheshin. Jam i përshtatshëm për të vazhduar detyrën.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: Jetoni në të njëjtën shtëpi me babain.

Roland Jaupaj: Kam jetuar me prindërit për shumë vite. Në atë shtëpi banonim tre familje.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: Por kur jetoni në një apartament me prindërit si nuk e dinit se kjo shtëpi ndërtohet nga firma që ju po e gjykonit?

Roland Jaupaj: Atë kontratë e kanë bërë prindërit dhe ishte një vendim i tyre kur unë nisa bashkëjetesën. Në banesën time nuk diskutohet asnjë fjalë për gjyqet e punën time.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: Si gjyqtar si mendoni është preferencial një çmim i tillë për një apartament 170m2?

Roland Jaupaj: Një pjesë të investimeve në apartamentin e prindërve i ka bërë babai. E jo nga firma sic kam thënë që as ashensor nuk ka pasur. Kam sjell mbi 5 kontrate krahasuese, nuk është vetëm e jona. Apartamenti 170 m2 por mbi 50 m2 janë verandë që ka një cmim shume me te ulet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: 13 mijë eurot e fituara nga bashkëshortja juaj. Duket se ka një kontratë të çuditshme me tezen...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 29/04/2023 17:07

    Jua hengsha zemren per komentet z roland vete i ke shkruar ???pse nuk tregon per shtepine ne katin e fundit te pallatit mgb tek restorant arditi fish hauz te brryli tirane qe ke blere ne vitin 2016 ??? Eshte 500 m2 (ka bashkuar 4 apartamente dhe minimumi i vleres bashke me mobilim kap shumen 900,000 euro,gjakpires qe kushedi se sa leke ke vjedhur si gjyqtare,po zotin nuk e mashtron dot ore i korruptuar.

    Përgjigju
  • Enkeleda: 08/03/2023 14:00

    Të gjithë të ishin si Roland Jaupaj ,por drejtësia një ditë do vij te Roland Jaupaj.Zoti vonon por kurrë nuk harron

    Përgjigju
  • rina: 28/05/2019 12:21

    Gabimi i vetem i Roland Jaupaj ishte qe nuk shfrytezoi postin sic kane bere te gjithe dhe qendroi korrekt konform ligjeve. me keqardhje por Shqiperia ka nevoje per njerez te korruptuar se qe te formohet zinxhiri pa shkeputje.mjere ne ku jetojme

    Përgjigju
  • rina: 28/05/2019 11:58

    Gabimi i vetem i tij ka qene se nuk shfrytezoi postin sic kane bere te gjithe. GJYQTARET zakonisht kane nga 10 shpia ne emer te fisit ndersa ky kishte nje qe jetonte me prinderit shume turp duhet te kishte me shume. kjo eshte Shqiperia ku jetojme ne .

    Përgjigju
  • Gramozi: 27/05/2019 12:48

    KPK te shikoj edhe ndonje gjyqtar te gjykates shk.pare Tirane qe ka ardhur nga Erseka,ka mbaruar gjuhe-letersi ne Elbasan,ka vazhduar plepat qe eshte bere gjyqtar dhe na doli pronar i nje toke ketu ne Tirane te cilen e dha me % dhe mori shtepi.Ky marifetci ka qene edhe anetar i KLD dhe mbasi mbaroi mandatin eshte gjyqtar i shkalles pare Tirane dhe i duket vetja “zoti”.Keta te kontrolloje KPK

    Përgjigju
  • The Outsider: 27/05/2019 12:36

    Lëreni të qetë, ju ka sjellur gjithē shpjegimet e rastit. P.s e bukur pjesa ku Roland Jaupaj flet në vetën e tretë mbi vetëvehten....

    Përgjigju
    • Fieri: 27/05/2019 15:49

      Turp qe e shkarkojne jaupaj shum turp ..

    • feniks: 27/05/2019 15:11

      Roland Jaupaj e kam fqinje ne pallat dhe shtepia e tij ka gati 50% verande,qe kushton me 50% te cmimit te baneses! Ne Fier te gjithe ruajne respektin me te madh per ate si njeri!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara

Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara