U shkarkua për pasurinë, Lazaj para KPA-së: Komisionerja shkeli rendin proceduarial, nuk më la të flas

TIRANË- Gjyqtari i Tiranës, Artan Lazaj ka dalë ditën e sotme para Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Ai u shkarkua më 18 korrik nga KPK pasi nuk justifikonte pasurinë. (SHIKO KËTU)

Në seancës e sotme dëgjimore u debatua shkelja e rëndë procedurale e pretenduar nga gjyqtari për mosshqyrtimin e kërkesës së tij për përjashtimin e Komisioneres Brunilda Bekteshi. Gjyqtari ishte i pranishëm në sallë i përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.

Trupa gjykuese që shqytoi çështjen e tij përbëhet nga: Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, e Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë të trupës gjykuese.

"Një nga komisionerët në shkallën e parë jepte përgjigje pa bërë ende pyetjen, gjithashtu ka pasur ndërhyrje arbitrare nga ana e komisioneres. Për ne ka shumë vlerë standardi i gjykimit, procesi. Nuk i ka prazantuar subjekti hetimin e dy kritereve të tjera të rivlersimit. Jam dakort që subjekti mund të rivlersonte me një kriter por është e drejta e tij të zbardhet edhe hetimi i dy kritereve të tjera,"- u shpreh avokati i tij. 

Në fjalën e tij, gjyqtari Lazaj ka akuzuar komisioneren Brunilda Bekteshi se ka shkelur rendin procedurial.

"Shkelja e rendit proceduarial nga komisionerja e KPK Brunilda Bekteshi. Konflikti im s'ka ardhur si pasojë e konfliktit të interesave por si pasojë e disa sjelljeve na la një përshtypje të paragjykimit të vendimit. Kam kërkuar të marrë fjalën por nuk më është dhënë e drejta e fjalës. Kryesuesja është prononcuar për rezultatin e kësaj kërkëse aq më tepër që foli pa u konsultuar me antarët e tjerë të trupit gjykues, por foli vetëm në emër të saj,"-tha Lazaj. 

Më tej Lazaj shtoi se: Në arsyetimin e vendimit për përjashimin e Bekteshit nga trupa gjykuese, nuk përmendet asnjë nen i rregullores për Komsionin e Pavarur të Kualifikimit. Kërkesa jonë nuk u mor parasysh edhe pse ligji e parashikon që kur kërkohet përjashtim i trupës gjykuese duhej të gjykohet me patjetër nga një tjetër treshe komisionerësh.

Pas fjalës së Lazajt, Hazizaj kërkoi nga KPA që të konstatonte shkeljen proceduriale dhe më tej që të vendimi i KPK-së të rrëzohet.

Komisioneri Çomo ka pyetur më pas nëse gjyqtari ka ndonjë detaj shtesë përveç atyre që janë të paraqitura deri më tani. Pyetjes, gjyqtari u shpreh se do të bëhet rivlersimi mund të dalin edhe gjera të tjera për të shtuar.

Pas tërheqjes për marrjen e vendimit, KPA vendosi se ankimimi quhet i përfunduar duke ftuar ankuesit që të bëjnë kërkesën përfundimtare. Në fund, KPA vendosi që t'i japë kohë gjyqtarit për të paraqitur konkulzionet përfundimtare duke e vendosur seancën e radhës më 20 shkurt, në orën 11:00.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja