U shkarkua se dogji KZAZ në vitin 2019, Berisha e kandidon sërish: Votoni Zef Hilën për Bashkinë e Vaut të Dejës se është njeri prej jush, kam dekada bashkëpunimi me të

Sali Berisha ka prezantuar Zef Hilën si kandidatin që do të garojë për Bashkinë e Vaut të Dejës në zgjedhjet e 14 majit. Berisha tha që Hila është njeriu që do ta rikthejë Vaun e Dejës në bashkinë e qytetarëve. Teksa përmend njohjen me të, Berisha thekson se Hila e ndjen veten të detyruar pafundësisht ndaj qytetarëve.

“Unë kam një nder të veçantë, kënaqësi të madhe të vij sot për të paraqitur para jush për kryetar të bashkisë së Vaut të Dejës., qytetar të parë të kësaj bashkie, njërin nga qeveritarët lokalë më të aftë, më të shkëlqyer që ka patur dhe ka PD. Njërin nga deputetët e saj më aktivë, avokat i juaj, i interesave tuaja në parlament, i palodhur dhe i pamposhtur.

Unë kam dekada bashkëpunimi me Zef Hilën dhe ajo ç’ka mund të ju them ju, ka qenë dhe është gjithnjë një drejtues, udhëheqës, menaxher, i suksesit, eficent, mbi të gjitha Zef Hila është njeriu që ju do ju, njeriu që zemra, shpirti ju rrah për ju. Njeri që e ndjen veten njërin prej jush dhe të detyruar pafundësisht ndaj jush.

Në këtë kontekst dorëzimi që ai i bën mandatit të deputetit për të ardhur, qëndruar dhe bashkëpunuar me ju, çdo ditë, çdo javë për të rikthyer bashkinë e Vaut të Dejës në shtëpinë tuaj të parë është një akt të cilin kam bindje, se çdo njëri prej jush dhe banorët e kësaj bashkie e vlerësojnë dhe meriton vlerësim të madh”, tha Berisha.

Kujtojmë se pas zgjedhjeve vendore të vitit 2019, Zef Hila u shkarkua si kryebashkiak pas sulmeve të dhunshme të ndodhura në KZAZ nr 6 në Bushat. Hila akuzohej se dogji materialet zgjedhore dhe mbetën të plagosur tre efektivë policie.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:43
‘Të hanë kokat e njëri-tjetrit’, Berisha i kundërpërgjigjet Ramës: Kjo që thoshte ky është e njëjtë si të japësh licenca për vrasje

1678819510_28848475bc544ab8893a5b819ee27a06433x300.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ngjarjet kriminale në vend vijnë si pasojë e  deklaratave të kryeministrit Rama. Berisha komentoi deklaratën e kreut të qeverisë për PD ku tha se “kriminelët le të hanë kokat e njëri-tjetrit”.

 “Të firmosim fitoren, ta bëjmë të pashpresë monizmin e Ramës. Vota për 14 majin është një votë për sigurinë tonë. Ky regjim mbështetet kryekëput te krimi. Ne paguajmë një polici dy herë më të madhe në numër se ajo në vitin 2012. Por ajo është e infiltruar nga krimi. Raporti i inteligjencës tregonte se 127 oficerë rezultonin me mbjellje droge.

Rama doli me parimin “t’i hanë kokën njëri-tjetrit”. Ne nuk e kemi dënimin me vdekje. Ky është makabritet. Kjo që thoshte Rama është e njëjtë si të japësh liçenca për vrasje. Çfarë ndodhi parmbrëmë, një nënë që punonte në banak dhe 4-5 qytetarë që pinin kafe u bënë objekt i breshërisë së kallashnikovit, vetëm sepse Rama urdhëron të hanë kokat e njëri-tjetrit. Mund të kishim 6 të vdekur. Ky është dorëzim para krimit. Ndaj u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që më 14 maj të votojnë Zef Hilën, të votojnë ndryshimin.

U bëj thirrje socialistëve, asnjë votë për kandidatin, kryetarin tuaj që Rama ia dha me koncesion Tom Doshit. Po ç’punë keni ju me ta, jeni shumë më afër me Zef Hilën. Të bashkohemi më 14 maj dhe të sjellim fitoren”, u shpreh Berisha.

Në përditësim...

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 15/03/2023 08:16

    U shkarkua se dogji KZAZ-ne dhe si denim mori mandatin e deputetit.

    Përgjigju
  • bujari: 14/03/2023 20:44

    si nuk po ta hane koken ty mor kriminel...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja