U shkarkua se nuk justifikoi pasurinë, KPA vendos datën e rivlerësimit për gjyqtaren Altina Xhoxhaj
Komisioni i Posatçëm i Apelit ka vendosur datën 24 për rivlerësimin e gjyqtares Altina Xhoxhaj pas shkarkimit nga KPK më 3 maj.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
TIRANË- Komisioni i Posatçëm i Apelit ka vendosur datën 24 për rivlerësimin e gjyqtares Altina Xhoxhaj pas shkarkimit nga KPK më 3 maj.
Trupi gjykues do të kryesohet nga Ina Rama, me relator Ardian Hajdari dhe anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci dhe Natasha Mulaj.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtares së Kushtetueses Altina Xhoxhaj nuk e kalon procesin e Vettingut, pasi nuk justifikoi pasurinë.
KPK në seancën e parë arriti në konkluzionin se Xhoxhaj ka bërë deklarime të pavërteta dhe nuk justifikonte burimin e të ardhurave të saj për apartamente e truall në Tiranë dhe te Gjiri i Lalzit, si dhe nuk justifikon shumën prej 4.4 milionë lekë.
Njoftimi i plotë:
Ditën e mërkurë, datë 24.10.2018, ora 9.00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 8/2018, datë 12.07.2018 për ankimin qësubjekti i rivlerësimit Altina Xhoxhaj ka bërë kundër vendimit nr.17, datë 03.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesues: Ina Rama
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Mori kompetencat e Komisionerit Publik, Dumani në KPA, kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi
21 Janar, 09:31
-
KPK e shkarkoi prokurorin Lazër Çardaku për cënim të besimit te drejtësia, probleme me pasurinë
20 Janar, 18:38
-
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës Eriselda Bala
16 Janar, 21:10
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima
16 Janar, 17:44
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54
-
Zgjaten afatet/ Kryetari dhe anëtarët e KPK-së do të mbrohen nga Garda e Republikës, deri më 31 dhjetor 2025
2 Janar, 17:24
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor 2024, 19:41
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor 2024, 10:31
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor 2024, 18:59
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor 2024, 15:40