U shkrumbua nga zjarri i 2019/ 'Notre-Dame de Paris' pret meshën e parë të Krishtlindjeve

U shkrumbua nga zjarri i 2019/ 'Notre-Dame de Paris' pret meshën e parë të Krishtlindjeve

Mesha e mesnatës në Notre-Dame de Paris

Për herë të parë që nga zjarri i vitit 2019, katedralja ”Notre-Dame de Paris” po feston sot sërish Krishtlindjet, me ceremonitë tradicionale të Lindjes së Krishtit, të cilat pritet të tërheqin mijëra besimtarë.

“Tani jemi kthyer në Notre-Dame, e cila sapo na është rikthyer për ta adhuruar dhe vizitorët po festojnë!”, tha kryepeshkopi i Parisit, Laurent Ulrich në një mesazh për Krishtlindje, sipas mediave franceze

Katedralja u shkatërrua nga flakët më 15 prill 2019 dhe, që atëherë, nuk kishte pasur meshë për Krishtlindje.

Pas pesë vitesh punë kolosale, në një projekt që kushton afro 700 milionë euro, ”Notre-Dame de Paris” u rihap në fillim të dhjetorit, me një ceremoni në prani të disa personaliteteve, përfshirë presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Për katolikët, këto Krishtlindje shënojnë edhe fillimin e Jubileut, Viti i Shenjtë 2025 i Kishës Katolike, i cili u prezantua dje në mbrëmje nga papa Françesku.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja