Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe ka shkatërruar orenditë shtëpiake, ndërsa  gjatë shoqërimit në komisariat  ai ka kundërshtuar forcat e policisë dhe ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese.

Një rast dhune i konstatuar në Tiranë, ka lënë në pranga 29-vjeçarin me iniciale E. P., i cili teksa është shoqëruar në komisariat për dhunë ndaj motrës ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese.

Ndërsa një 28-vjeçar me iniciale XH. D, banues në Tiranë, është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.