Afërdita Hoxhallari, ish-kunata e Osi Hoxhallarit i cili u gjet bashkë me nënën e tij, Salke Hoxhallari, i masakruar dhe i djegur në banesë në lagjen "1 maji" në Vlorë, u shoqërua një ditë më parë nga policia për t'u marrë në pyetje. Ajo është divorcuar nga burri rreth 7 vite më parë. 

Kanë dëshmitë e të afërmve të viktimave të cilët kanë thënë përpara grupit hetimor e moshuara dhe 43-vjeçari kanë pasur probleme me kunatën. Megjithatë ajo është lënë e lirë pas marrjes në pyetje, krahas gjashtë personave të tjerë gjithashtu të pyetur nga blutë. 

Një ditë pas krimit makabër, Afërdita sqaron për Report Tv arsyen e shoqërimit të saj. Gruaja pranon se ka qenë person i dyshuar nga grupi hetimor, por shton se nuk ka pasur konflikte me familjen e ish-burrit. 

"Kemi shkuar mire, s’kemi pasur fare probleme. E kam si vëlla. Kur ai vjen rri vetëm dy javë dhe ikën. Prej burrit kam 7 vite e ndarë, burri është në burg. Me Olsin nuk jam takuar, kishte ardhur që prej vitit të ri. Ishte njeri i qetë dhe nuk kishte probleme me njeri dhe nuk kishte hasmëri siç dëgjova të thuhet. 

Me morën në polici dhe më thanë që i kanë vrarë, më thanë që i kanë goditur, atje nuk guxon njeri të hyjë. Nuk e di, vetëm djegien besoj unë, nuk kanë pasur hasmëri. Unë kam 14 vite e ndarë prej tyre dhe nuk kam pjesë atje. Nuk kemi pasur borxhe. As jepnim as merrnim me njëri tjetrin",
u shpreh për Report Tv, Afërdita Hoxhallari.

Salke dhe Olsi Hoxhallari, përkatësisht 73-vjeç dhe 43 vjeç, u masakruan barbarisht mëngjesin e të dielës në banesë dhe më pas trupat e tyre u dogjën. Krimi i rëndë tronditi jo vetëm Vlorën, por të gjithë vendin.

l.q/Shqiptarja.com