U shpall kampion bote, qeveria shpërblim dinjitoz për peshëngritësin Briken Calja

U shpall kampion bote, qeveria shpërblim dinjitoz për peshëngritësin Briken Calja

Gjatë ditës së djeshme u raportua se peshëngritësi Briken Calja, i cili fitoi titullin kampion bote në shkëputje, shpërblehet nga qeveria shqiptare si nënkampion, pasi vazhdon t’i njohë vetëm dygarëshin.

Qeveria pritet të miratojë në mbledhjen e kësaj jave ndryshimin që parashikon për herë të parë specifikisht për peshëngritjen, shpërblimin e medalistëve për secilën garë (shtytje, shkëputje dhe në dygarësh), bazuar kjo në rregulloren ndërkombëtare të peshëngritjes.

Ky ndryshim vlen për të gjithë sportistët që prej korrikut 2020, kur doli për herë të parë Vendimi i Këshillit të Ministrave i cili kishte këtë mangësi. Kështu, Briken Çalja do të marrë shpërblimin dinjitoz që i takon një kampioni të përmasave ndërkombëtare.

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja arriti rezultate historikë në kampionatin Botëror. Elbasanasi ka fituar të artën në stilin e shkëputjes dhe dy të argjendta në dygarësh dhe shtytje. Calja për më tepër ishte shumë pranë të artës në dygarësh, por e humbi atë vetëm për një kilogramë. Peshëngritësi shqiptar ngriti në total 342 kilogramë, vetëm një më pak se kundërshtari nga Indonezia Abdullah.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja