Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka arritur rezultate historikë në kampionatin Botëror. Elbasanasi ka fituar të artën në stilin e shkëputjes dhe dy të argjendta në dygarësh dhe shtytje. Calja për më tepër ishte shumë pranë të artës në dygarësh, por e humbi atë vetëm për një kilogramë. Peshëngritësi shqiptar ngriti në total 342 kilogramë, vetëm një më pak se kundërshtari nga Indonezia Abdullah.
Në stilin e shkëputjes ku fitoi të artën, Calja realizoi të tre provat, me rezultatin më të mirë që ishte 156 kilogramë. Ndërkohë në stilin e shtytjes Calja në provën më të mirë ngriti 186 kilogramë, ndërsa indoneziani 192 kilogramë. Në kategorinë deri në 73 kilogramë garoi sot edhe peshëngritësi tjetër Erkand Qerimaj, i cili për dy kilogramë humbi zonën e medaljes në dygarësh. Qerimaj u rendit i katërti me 333 kilogramë në total.
Peshëngritësja e parë për Shqipërinë që garoi në Botërorin e Uzbekistanit ishte Evangjeli Veli, ndërsa të shtunën do jetë rradha e Daniel Godellit dhe Krenar Shoraj.
Lajmi kryesor: