U shpall non grata nga Britania, Meta sërish në krah të Berishës: Një lider që ka lënë gjurmë në histori

U shpall non grata nga Britania, Meta sërish në krah të Berishës: Një lider që ka lënë gjurmë në histori

Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës nga Britania e Madhe. Meta tha se nuk do që të futet në këto çështje përsa kohë është President, por nga e hëna që do të ‘zhvishet’ nga ky kostum do të flasë hapur për këtë çështje.

Meta nuk ka zhgënjyer sërish duke i dalë në krah ish aletait të tij të vjetër, ndërkohë që nuk kanë përjashtuar as mundësinë e një bashkëpunimi mes tyre kur Meta të rikthehet në jetën aktive politike për të marrë drejtimin e LSI.

Meta është shprehur se Berisha është një lider që ka lënë gjurmë të thella në Shqipëri dhe historinë e shqiptarëve dhe në raport me Kosovën. Këto komenti ai i ka bërë gjatë një intervistë në RTK, ku zhvilloi edhe vizitën e tij të fundit si President në Kosovë.

“Nuk do të doja të hyja në një çështje të tillë për arsye sepse jam ende President i Shqipërisë dhe jam në një vizitë zyrtare në Kosovë. Nga e hëna në vijim do jemi më të hapur për pyetje të tilla. Ajo që mund të them është që zoti Berisha është lider që ka lënë gjurmë të thella në Shqipëri dhe historinë e shqiptarëve dhe në raport me Kosovën. Ka qenë ndër mbrojtësit kryesorë të Kosovës dhe shqiptarëve. Dihet edhe raporti i tij që ka pasur me SHBA-në. Dihet që ka patur një krisje për shkak të zhvillimeve në vitet 96-97. Më pas në vitin 2007 ose më parë, Presidenti Bush vizitoi Shqipërinë dhe në krah të tij. Nuk mendoj se këto zhvillime kanë ndonjë rëndësi të jashtëzakonshme që ne mendojmë për zotin Berisha dhe qytetarët që mendojnë për të. Ne erdhëm nga Shqipëria në Kosovë aq shpejt, padyshim ai ka një meritë historike për rrugën e Kombit”, tha Meta.

Mesditën e kësaj të premteje, Sali Berisha konfirmoi në një konferencë për shtyp se është shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe, vendi i dytë i madh pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai është shpallur ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar pasi akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se i përdor këto lidhje për të avancuar ambiciet politike. Gjithashtu Berisha është shpallur ‘non grata’ për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sala: 24/07/2022 09:41

    Po zotri! Ka lene gjurme por gjurme te zeza dhe vazhdon te leje.

    Përgjigju
  • Ana: 23/07/2022 11:24

    Edhe ti Ilir hajduti e krimineli do te jesh non gratë,Britania duhet te konfiskoj te gjitha pasurit qe ke atje,me lokale e shtepia.Do te vij koha qe do ti lash te gjitha zullumet qe i ke ba shqipetareve

    Përgjigju
  • Cubi: 23/07/2022 11:08

    Po domosdo ne krah te tij do jet. Monstra jan te dy. E ka babain shpirteror . Pastaj bashk do rrin edhe pas hekurave.

    Përgjigju
  • Lui: 23/07/2022 11:01

    Ore, gjurmë ka lënë dhe Enver Hoxha, por jo kaq të keqe sa ky Saliu i tmerrshëm.

    Përgjigju
  • ela: 23/07/2022 09:20

    Neqofte se do vi non grata per Ilir Medten ,atehere u jepet mesim te gjith grupit te hajduteve qe jane nen sr=trehen e presidences dhe LSI-se,fillon nje shprese per ne te vjetrit qe ka zot,Per te rinjte nuk besoj sepse kur kalbet gjithe politika ska shprese

    Përgjigju
    • joni: 23/07/2022 09:47

      per edi ramen do e kesh fjalen. sepse eshte kryehajduti I shqiperise. nuk e merr dot me mend se sa lek ka, e tr mendosh qe ka 30 vjet qe punon ne shtet

  • Iris: 23/07/2022 04:29

    Sigurisht qe ka lene gjurme,nuk e mohon njeri,por cfare gjurme jane?!

    Përgjigju
  • Niku: 22/07/2022 23:18

    Prit fhe 4 dit se edhe ti foti bashkohesh kumarit tat non grata o bq.

    Përgjigju
  • vilson: 22/07/2022 23:16

    Sigurisht Lime floriri Sali non grata gjurme ka lene dhe do te mbetet ne histori si nje diktator, vrases dhe hajdut i permasave gjigande ashtu si ty Like floriri qe mbrapa do te vine dhe ty keto NON GRATA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim