U shpall 'non grata' nga SHBA, Tom Doshi: Akuzat s'qëndrojnë, do i sqarojë gjykata
Në një lidhje telefonike për Report Tv, deputeti Tom Doshi mohon akuzat e DASH, të cilët i ndaluan atij dhe familjes hyrjen në SHBA.
Tom Doshi, deputet i PSD
Tom Doshi ka reaguar për Report Tv pas njoftimit se SHBA i ndaloi atij dhe familjes hyrjen në territorin amerikan. Doshi mohon akuzat në adresë të tij për korrupsion madhor siç njoftonte DASH, ndërsa shton se është i hapur të hetohet.
"Nuk kam asgjë të paligjshme. Jemi vend demokratik, të gjitha do të sqarohen. Para se të hyjë në politikë, kam qenë biznesmen. Nuk kam asgjë të paligjshme. Nuk kam lidhje me akuzën. Para se të hyja në politikë, kam qenë biznesmen.
Jemi vend demokratik, të gjitha do të sqarohen. Bashkëshortja dhe fëmijët, shtetas australianë".
Tom Doshi, deputet i PSD
Më herët SHBA-të njoftuan se i kanë refuzuar vizën deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij të cilëve ju ndalohet hyrja në SHBA. Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni, shkruan Zëri i Amerikës. Një vendim ky i prapritur nga Uashingtoni, pasi ndaj Doshit nuk ka akuza të artikuluara publikisht nga institucionet ligjzbatuese.
Në vendimin e publikuar në faqen e DASH, thuhet se "në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë". "Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik".
Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i NATO-s mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Aleanca është bërë më e fortë falë meje! Fjalë premtuese nga Putin për armëpushimin, shpresoj të bëjë gjënë e duhur
13 Mars, 18:01
-
Putin: Pro armëpushimit në Ukrainë nëse sjell paqe të qëndrueshme, por ka disa pikëpyetje! E mundshme një telefonatë me Trump! Ukrainasit në Kursk të tërhiqen ose do të vdesin
13 Mars, 16:59
-
Inflacioni në Shtetet e Bashkuara shënoi rënie gjatë shkurtit
13 Mars, 16:13
-
'Avullojnë' 14 parti, vetëm 11 subjekte me kandidatë! Të vegjlit i ‘mbledh’ Tirana, listat e mbyllura me emra 'fiktivë'
13 Mars, 15:53
-
Rusia jep sinjale refuzimin për armëpushimin 30 ditor! Zelensky: Ata kërkojnë zvarritjen e luftës
13 Mars, 14:50
-
Përshkallëzohet 'lufta' Trump- BE/ Presidenti: Nëse nuk pini uiskin tonë, do e rrisim 200 % tarifën e verërave tuaja
13 Mars, 14:42
-
Shefi i NATO-s viziton Uashingtonin, pritet të takohet me Trump! Në fokus lufta në Ukrainë dhe mbrojtja e vendeve anëtare të aleancës
13 Mars, 14:14
-
Zgjedhjet/ PSD dorëzon LISTËN në KQZ me emrat e kandidatëve për deputetë, Tom Doshi i pari në Shkodër! Kërkon rikthimin në Parlament pas 4 vitesh mungesë
12 Mars, 23:42
-
Trump: Nëse Rusia nuk pranon armëpushimin me Ukrainën, do të përballet me sanksione shkatërruese
12 Mars, 19:44
-
Zgjedhjet/ Tom Doshi do jetë kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës, PSD bëhet gati të dorëzojë listën në KQZ
12 Mars, 18:21
-
Frrok Çupi: Pse thjesht madhështore?!
12 Mars, 18:09
-
G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin
12 Mars, 15:45