RUSI- Hetuesit kanë hapur një çështje penale kundër Dëshmitarët e Jehovait me bazë në SH.B.A. për aktivitete ekstremiste, duke kryer bastisje në rajone anembanë Rusisë, ndërkohë grupet e të drejtave thonë se qindra besimtarë janë në burg ose po përballen me gjyq.
Autoritetet ruse kanë thënë ditën e sotme se kërkimet ishin duke u zhvilluar në më shumë se 20 rajone të ndryshme në të gjithë vendin.
Gjykata e Lartë e Rusisë ndaloi Dëshmitarët e Jehovait në vitin 2017 dhe e shpalli grupin fetar një organizatë ekstremiste duke urdhëruar që ajo të shpërndahej, ku pas vendimit autoritetet filluan goditjet ndaj praktikantëve të kësaj feje.
Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, qindra ndjekës po përballen me çështje penale në Rusi , me dhjetëra prej tyre janë të burgosur ose në pritje të gjyqit, ku mes tyre është edhe shtetasi danez Dennis Christensen ka qëndruar në qeli që prej ndalimit të tij në maj 2017 dhe tashmë është dënuar me 8 vite burg.
Shtetasi danez Dennis Christensen
Në korrik, Human Rights Watch tha se Rusia "nuk ka asgjë për të fituar nga persekutimi i pakuptimtë, mizor dhe abuziv i Dëshmitarëve të Jehovait", dhe u bëri thirrje autoriteteve që "menjëherë të lirojnë Christensen dhe të ndalojnë së humburi kohë për këto ndjekje", shkruan DW.
Në Shtator 2019, SH.B.A. ndaloi dy oficerë të rangut të lartë rajonal nga Komiteti Hetimor Rus të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për shkak të torturave të pretenduara të shtatë të arrestuarve që identifikohen si predikues të Dëshmitarëve të Jehovait.
er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sekretari i NATO-s, Marc Rutte: Kërcënimi rus është real! Vendet anëtare të Aleancës të rrisin shpenzimet
27 Janar, 20:09
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë
27 Janar, 14:38
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41