Një shpërthim i fortë nga një bombul gazi ka tronditur mëngjesin e kësaj të enjteje një banesë në Shupenzë të Bulqizës, duke lënë të lënduar lehtë dy persona.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00. Të lënduar mbetën dy persona me inicialet M. M. dhe Rr. M., të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje duken qartë dëmet që ka shkaktuar shpërthimi. Muret e banesës kanë pësuar çarje të mëdha, që tregojnë forcën e shpërthimit brenda shtëpisë.
Policia dyshon se bombula e gazit ka shpërthyer aksidentalisht. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Komente









