Trump tha se do të blejë Groenlandën, kryeministri i vendit i përgjigjet: Nuk jemi në shitje

Trump tha se do të blejë Groenlandën, kryeministri i vendit i përgjigjet: Nuk jemi në shitje

Flamuri i Groenlandës

Pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump përsëriti kërkesën e tij për të blerë Greonlandën nga Danimarka kryeministrii vendit i është përgjigjur deklaratës së Trump se ata nuk janë në shitje.

“Greonlanda është e jona. Ne nuk jemi në shitje dhe nuk do të jemi kurrë në shitje. Ne nuk duhet të humbasim luftën tonë të gjatë për liri”, tha në një postim në Facebook kryeministri i Groenlandës, Múte Egede.

Të dielën Trump deklaroi se për qëllime të Sigurisë Kombëtare dhe Lirisë në të gjithë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Grenlandës është një domosdoshmëri absolute.

Për herë të parë këtë qëndrimin Trump e mbajti në vitin 2019. Në atë kohë kryeministrja daneze Mette Frederickson, e përshkroi idenë si “absurde”. Si pasojë Trump anuloi një udhëtim shtetëror në vend pas këtyre deklaratave.

Groenlanda, ishulli më i madh në botë, ndodhet midis oqeanit Atlantik dhe Arktikut. Tetëdhjetë përqind e territorit është e mbuluar nga një shtresë akulli. Në ishull gjendet edhe një bazë e madhe ushtarake amerikane.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!