U shua mbrëmjen e djeshme, i jepet lamtumira aktores së mirënjohur Valentina Cacit

Arti shqiptar sot është në zi për humbjen e aktores së mirënjohur të kinematografisë shqiptare,  Valentina Caci, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 83 vjeçare. Homazhet për nder të saj u mbajtën në hollin e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, ku familjarë, miq, bashkëpunëtorë e kolegë të saj si edhe artdashës korçarë, i dhanë lamtumirën një figure të vyer të artit shqiptar.

"Sot po i japim lamtumirën e fundit një aktorje të mrekullueshme , por edhe një qytetarje të denjë të Korçës. Ajo ka qenë një mikeshë shumë e afërt e imja. Kam pasur fatin që ta kem pranë dhe më ka dhënë shumë këshilla dhe vrejtje për shfaqjet që beja" është shprehur drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, Korçë.

"Aktore si Valentina I kanë dhënë jo vetëm teatrit por edhe qytetit të Korçës një dritë të madhe emancipimi." është shprehur nënkryetarja e bashkisë së Korçës, Benila Themeli.

"Valentina është një prej atyre që ka vënë gurë në teatrin profesionist. Metëvërtetë është një humbje për skenën Korçare sepse ishte një nga të fundit që kishte mbetur" ka thënë aktori Koço Qendro.

"Nuk ka sesi të mos kesh emocion për ato njerëz që ke bashkëpunuar një jetë të tërë" tha regjisori Orgocka.

Valentina Caci lindi në qytetin e Korçës më 2 mars të vitit 1936. Me rolet dhe personazhet  e realizuara me mjeshtëri të rrallë e profesionalizëm në skenë, dhe veçanërisht në film, Valentina Caci fitoi  zemrat e çdo artdashësi duke na lënë pas një trashëgimi në teatër e kinematografi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit