Dolly Parton, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës country, ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare, pas një beteje të shkurtër me kancerin. Lajmin e bëri të ditur publicisti i saj, Marcel Pariseau.
Përfaqësuesi i saj e kujtoi Parton jo vetëm për muzikën, por edhe për humanizmin dhe bujarinë e saj.
"Ajo u nda nga jeta e saj në Qendrën e Kancerit Vanderbilt-Ingram e rrethuar nga të dashurit e saj. Parton e kaloi jetën duke sjellë gëzim, të qeshura, shpresë dhe integritet në gjithçka që prekte”, tha ai.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se në SHBA do të mbahen 7 ditë zie në nder të artistes. Ndërkohë artistë me famë botërore e përshkruan atë si një njeri bujar dhe frymëzuese.
“Një dritë me zemër të bardhë dhe një shpirt bujar" shkroi Celine Dion në një postim në Instagram.
“Na mësoi se një grua mund të jetë e fuqishme, e bukur dhe e talentuar, dhe prapëseprapë të jetë e sjellshme dhe se suksesi nuk duhet të vijë kurrë në kurriz të bujarisë apo zemrës", tha këngëtarja dhe aktorja Jennifer Hudson.
Aktorja Anne Hathaway thotë se Parton tregoi "kaq shumë shembuj të shkëlqyer se si të jesh një thesar i njerëzimit".
Parton ishte një prej figurave më të njohura dhe më të dashura të muzikës amerikane. Karriera e saj, e shtrirë në rreth shtatë dekada, solli disa prej këngëve më ikonike të muzikës country dhe pop, mes tyre “Jolene”, “9 to 5” dhe “I Will Always Love You”.








Komente
Komento