Me karafila të bardhë në duar dhe duartrokitje, ikona e kinematografisë shqiptare u përcoll sot për në banesën e fundit.

Minella Kureta tha për Report Tv se me dhimbje të madhe, sot përcollëm ‘Nderin e kombit’.

“Me dhimbje të madhe përcollëm Margaritën, nderin e kombit. Kemi bashkëpunuar për 40 vjet. Ka qenë aktorja më e shquar në teatrin dramatik dhe kinematografisë.

Ajo nuk u shkëput kurrë nga arti, përkundrazi ajo dhe një kontribut të madh. Ajo ishte gruaja më e madhe e kombit",tha Kureta.


Lajmi kryesor:

Lamtumirë Margarita Xhepa! Ikona e kinematografisë përcillet në banesën e fundit! I biri tregon pengun: Donte të bënte edhe një film! 3 orë homazhe