U skualifikua nga KED për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, kush është Sinan Tafaj kandidati me aftësi të kufizuara

U skualifikua nga KED për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, kush është Sinan Tafaj kandidati me aftësi të kufizuara

Sinan Tafaj

Sinan Tafaj është një nga 4 kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, që u skualifikuan nga gara, gjatë mbledhjes 11 orëshe të zhvilluar nga KED.

Tafaj është me aftësi të kufizuara në shikim, por pavarësisht kësaj ka ushtruar funksionin e avokatit, madje edhe ka tentuar të jetë i pari përfaqësues i personave me aftësi të kufizuara që ka dashur të jetë pjesë e Kushtetueses.

Nga 10 kandidate, deri tani kemi vetëm 1 të kualifikuar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, i cili është Sokol Binaj.

Nga viti 1992 kur është krijuar Gjykata Kushtetuese deri më tani asnjë anëtar i saj nuk ka qenë me aftësi të kufizuara si pjesë e trupës gjykuese, dhe as Tafaj nuk e ka fatin të jetë.

Në një intervistë të mëparshme për Report Tv, Tafaj shpjegoi arsyet e kandidimit, duke deklaruar se paçka aftësive të kufizuara ai ndihej i gatshëm ti shkojë garës deri në fund.


Lajmi kryesor:

Pas 11 orësh mbledhje, KED skualifikon 4 kandidatë për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, nga 10 vetëm 1 e kalon 'sitën'


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë