Barcelona do të luajë sot ndeshjen e vlefshme për 1/16 e Kupës së Mbretit në Spanjë kundër Leganisit, një takim për të cilin kishte mjaft shpresë që katalansit të grumbullonin edhe Rei Manajn, sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Manaj, i cili më parë ka qenë pjesë e Interit, pak ditë më parë firmosi për ekipin B të Barcelonës, por duke parë se të mërkurën trajneri Setien e përfshiu në stërvitje me ekipin e parë pritej që lushnjari të përfshihej në takimin e sotëm.
Kjo edhe për shkak të mungesave të Suarez dhe Dembele-s, ndërsa vetëm dje u largua edhe Carlos Perez. Gjithsesi në listën e bërë publike sot në mesditë shihet që Manaj nuk është preferuar, ndoshta edhe për kohën e pakët që ka me ekipin katalanas.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)