Katër vite më parë, ajo u përball me një tragjedi, por nuk u dorëzua kurrë, duke u shndërruar në shembullin më të mirë të forcës. Ajo është vajza nga Vlora, Vilma Dule, e cila u sulmua me acid në fytyrë në pragun e shtëpisë së saj nga një person ende i paidentifikuar.

Pas shkatërrimit të fytyrës dhe vuajtjes së thellë për vite me radhë, e reja ka gjetur forcën për të hedhur pas dhimbjen dhe për t’iu rikthyer jetës normale, ashtu si moshataret e saj.

Vilma ka publikuar një foto në profilin e saj në ‘Facebook’, ku duket se ka pësuar shndërrim total dhe fytyra e saj duket më e bukur se kurrë, pas shenjave që i kishin mbetur nga acidi, ndërsa jep dhe një mesazh të shkurtër, por tepër të fortë.

‘Mbi të gjitha, ji heroina e jetës tende dhe jo një viktimë’, shkruan ajo përbri fotos.

vilma acidi
(Postimi i fundit i vajzës që u sulmua me acid)

d.c./shqiptarja.com