Ndërkombëtarët dënonojnë sulmin e Berishës ndaj gazetarit Hitaj, ja raporti

Ndërkombëtarët dënonojnë sulmin e Berishës ndaj gazetarit Hitaj, ja raporti

Në tjetër raport i cili dënon sulmet ndaj gazetarëve është publikuar së fundmi, ku janë rreth 24 persona të sulmuar që janë pjesë e medias, ndërsa një ndër rastet është edhe gazetari i Report Tv, Arbër Hitaj.

Në raportin me titull “Harta e lirisë së mediave’, Federata Kombëtare e Shtypit Italian (FNSI), dënon sulmin ndaj Hitajt, ndërsa thekson se gazetari është dhunuar verbalisht nga PD teksa ka qenë në krye të detyrës.

“Në maj, Silvi Bardhi, zëdhënëse për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, tha gjatë një konference për shtyp në Tiranë së gazetari Arbër Hitaj, shef i seksionit shqip të Shoqatës së Evropianëve Gazetarët (AEJ), është i korruptuar dhe i ndikuar nga qeveria. Hitaj është dhunuar verbalisht, teksa mbulonte një demonstratë kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj përpara Bashkisë së Tiranës”, thuhet në raport.

Lidhur me raportin ka reguar edhe vet gazetari i Report Tv Arbër Hitaj. Hitaj i ka cilësuar sulmet si të turpshme, ndërsa theksoi se në vazhdim do të ketë edhe raporte të tjera.

“Një tjetër raport ndërkombëtar nga Konsorciumi për adresimin e lirisë së Medias, e cilëson shumë të rëndë sulmin verbal që zëdhënësja e PD bëri ndaj meje dhe familjes time pak muaj më parë. Një intimidim i pastër, vlerësohet në raportin me qindra faqe, ndaj reagimit të drejtë të AEJ Shqipëri.  Por, sulme verbale e jo vetëm, kjo opozitë ka kryer edhe ndaj gazetarëve të tjerë që raporti i cilëson si të papranueshme, duke e përmendur partinë më të madhe opozitare, ndër rastet e rralla në botë, te pjesa që sulmon gazetarët.

Në çdo vend në zhvillim e me probleme, përfshirë Shqipërinë, pengesa kryesore e medias duhet të jetë qeveria, por "mjeshtrat" politik të opozitës, kanë futur dhe veten me trillime e shpifje.  Falenderimet për kolegët për solidarizimin, për një sulm të turpshëm dhe me shpifje të PD ndaj babait tim që është pensionist prej 4 vitesh. Raporte të tjera do të ketë edhe në muajt në vijim”, thotë gazetari.

Ndërkohë, kujtojmë se më 3 qershor, pas sulmeve të Rithemelimit me molotov ndaj gazetarëve dhe operatorëve, si dhe akuzave në drejtim të shoqatave shqiptare që mbrojnë të drejtat e tyre, reagoi edhe Federata Europiane e Gazetarëve, e drejtuar nga Ricardo Gutierrez.

Federata shprehu solidaritetin e fortë për gazetarët shqiptarë duke dënuar përfaqësuesit e PD që sulmuan gazetarin Arbër Hitaj.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

'Qëlloni mbi civilët', piloti i MIG zbulon urdhrin që mori në 1997: Kur pashë që kishte njerëz zgjodha të kthehen në bazë

'Qëlloni mbi civilët', piloti i MIG zbulon urdhrin që mori në 1997: Kur pashë që kishte njerëz zgjodha të kthehen në bazë