Si u zhdukën materialet arkivore të artistëve pas ‘90-ës! Përpjekjet për të dokumentuar krijimtarinë post-socialiste

Si u zhdukën materialet arkivore të artistëve pas ‘90-ës! Përpjekjet për të dokumentuar krijimtarinë post-socialiste

Në datën 30.10.1980, Sigurimi i Shtetit raporton për aktivitetin organizatës “Vatra”: Qenia për një kohë të gjatë në krye të kësaj organizate e F.Nolit, bëri që autoriteti dhe prestigji i kësaj organizate të ndjehet si në Amerikë, ashtu edhe në kolonitë e tjera shqiptare jashtë shtetit. Vatra nëpërmjet organit të saj ‘Dielli’ është bërë edhe sot një nga qendrat më armiqësore ku shprehin pikëpamjet e tyre intelektual, aleat reaksionar të rinj ë të vjetër, nga viset shqiptare që mbajnë një qëndrim thellësisht armiqësor dhe zhvillojnë një propagandë shurdhuese kundër RPSH", shkruhet në dosjen me tre vëllime për Vatrën, e survejuar për dekada nga Sigurimi i Shtetit, me mbi 800 faqe informacione për anëtarët e saj dhe komunitetin shqiptar në SHBA.

Në dokument trajtohet historiku i krijimit të organizatës, problematikat e brendshme si dhe detyrat që Sigurimi i Shtetit, ngrinte për strukturat e saj  në drejtim të “parandalimit, neutralizimit dhe eleminimit të veprimtarisë armiqësore që zhvillon Vatra” .

Organizata “Vatra” u zyrtarizua më 13 qershor 1912 në Boston të Amerikës. Për pak vite arriti të kishte të paktën 65 degë në të gjithë vendin. Organizata ishte e para që loboi për çështjen shqiptare pranë Presidentit amerikan të kohës, Wilson.

“Vatra” mblodhi personalitete të mirënjohur rreth kauzës, që nga sekretari Fan Noli e botuesi i “Diellit” Konica, te Kristo Kirka, Kristo Floqi, Kostë Çekrezi, Koço Kotta, Kolë Tromara e të tjerë.

Në vite, “Vatra” është treguar aktive për çështjen shqiptare dhe ka mbajtur lidhje të forta me tokën amë. Sot Federata Panshqiptare “Vatra”, më shumë se një shekull pas krijimit, vijon misionin e saj të ndihmës mes tyre dhe dashurisë për kombin, të mbrojtjes së të drejtës, dinjitetit njerëzor dhe interesave kombëtare të Shqipërisë.

AIDSSH dhe “Vatra” bashkëpunojnë që kur institucioni u krijua, bashkëpunim që është konsoliduar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Autoritetit në aktivitete të ndryshme të diasporës në SHBA, të organizuara nga “Vatra”. Po ashtu, zbatimi i projektit të dëshmive gojore mbi përndjekjen e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, të realizuara në marrëveshje me Zërin e Amerikës.

Federata Panshqiptare “Vatra” në SHBA ka vlerësuar kontributet e kryetares, Dr. Gentiana Sula në zbardhjen e krimeve të komunizmit, zbulimin dhe evidentimin e historive të kampit famëkeq të Tepelenës ku vuajtën shumë të pafajshëm.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë