SERBI- Ish gruaja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në llogarinë e tij në Instagram.

Ksenija Vuçiç ka lindur në vitin 1966 në Beograd, ku edhe u diplomua për histori arti në Fakultetin Filozofik. Ajo punoi si gazetare prej 28 vitesh.

Ksenija Vuçiç u takua me Vuçiçin në vitin 1995 në Radio Indeks, teksa ishte duke udhëhequr një duel mes tij dhe Aleksandar Çotriqit. Ata u martuan dy vite më vonë dhe u ndanë në vitin 2011. Ata kanë dy fëmijë, një djalë Danilo dhe një vajzë Milica.