'U tërbova me arbitrat', Qerimaj rrëfen momentin kur tentuan t'i hiqnin medaljen: E kthyen se reaguam fort, Luiza Gegën e bënë qipriote

Erkand Qerimaj është një nga katër sportistët që nderuan Shqipërinë në Lojrat Mesdhetare, duke fituar medalje të argjendtë në peshëngritje. Për Report TV shkodrani i cili garoi në kategorinë deri në 73 kilogramë, shprehet shumë i lumtur përë këtë arritje, por jo vetëm.

“Është një kënaqësi për mua sepse brenda muajit mora dy medalje. E para medalje ari në kampionatin europian dhe kjo e dyta nënkampion mesdheu. Dy medalje shumë të rëndësishme si për mua, familjen, por edhe për gjithë Shqipërinë,”-u shpreh Erkand Qerimaj, peshëngritës.

Qerimaj medaljen në Oran të Algjerisë pothuajse e mori me dhunë, pasi arbitrat me tendencë e quajtën fillimisht të gabuar provën ku ngriti 149 kilogramë. Kjo situatë e nxorri nga kontrolli peshëngritësin.

“Me thënë të drejtën u tërbova fare sepse unë pata një provë të saktë, por gjyqtarët deshën ta anulonin dhe ti shkonte medalja Egjiptit. Për këtë arsye unë u acarova shumë dhe reagova me të drejtë. Pastaj në protestuan shumë dhe nuk e kaluam kollaj. Për këtë arsye ata e kthyen videon dhe panë që nuk kishte faul,”-tha Erkand Qerimaj, peshëngritës.

Qerimaj thotë se për shkak të irritimit me arbitrat nuk garoi në shtytje, ndërsa saktëson se ky nuk ishte problemi i vetëm me organizimin e Lojërave Mesdhetare në Oran.

“Eksperiencë e vështirë sepse me Luiza Gegën ngatërruan himnin, ndërsa edhe diplomën e kishin shënuar si të ishte qipriote. E kishin shënuar sikur nuk është shqiptare. Edhe shtete e tjera patën ankesa sidomos për gjyqtarët,”-deklaroi Erkand Qerimaj, peshëngritës.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja