Pas tërheqjesMesut Ozil nga Kombëtarja Gjermane për shkak të kritikave që mori pas një fotoje të postuar me presidentin turk Erdogan, një reagim ka ardhur edhe nga ky i fundit.

Erdogan e ka quajtur të papranueshëm trajtimin që ka marrë Ozil prej paragjykimeve ndaj besimit fetar.

Një trajtim i tillë aq racist ndaj një të riu që ka dhënë gjithçka për ekipin gjerman është i papranueshëm.

Erdogan

Fotoja e Ozil dhe Erdogan u bë burim kritikash për shkak se mesfushori i referohej liderit turk si presidentit të tij. Sipas Ozil, ky referim u bë për shkak të vlerësimit dhe dashurisë që ka për vendin e ku kanë lindur prindërit e tij.