‘U thyen gjithë xhamat, hekuri goditi në kokë klientin’, punonjësi rrëfen detaje nga shpërthimi në Lushnjë: S’e dinim se magazina i përkiste deputetit

‘U thyen gjithë xhamat, hekuri goditi në kokë klientin’, punonjësi rrëfen detaje nga shpërthimi në Lushnjë: S’e dinim se magazina i përkiste deputetit

1709368606_lushnje.jpg

Report Tv ka zbardhur disa prej dëshmive të dosjes për shpërthimin në Lushnjë ku vdiqën Roland dhe Elidion Hoxha, babë e bir.

Bledar Lika, shitës te biznesi me pije freskuese të Saimir Korreshit (njëri prej të plagosurve) u shpreh se ka qenë duke punuar në magazinë kur dëgjoi zhurmën e fortë. Ai tha se si pasojë e valës goditëse u thyen të gjithë xhamat e biznesit dhe një copë hekuri goditi në kokë klientin Sokol Lumi i cili u transportua më vonë drejt spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar.

Ai tha se pasi ndodhi ngjarja u informua se kishte pasur shpërthim në magazinën e deputetit Bujar Çela dhe se kishte mbetur i plagosur edhe ky i fundit.

Më tej, Lika ka rrëfyer se në magazinën e deputetit po kryheshin saldime prej një muaji por shtoi se nuk kishte pasur dijeni më herët se punimet po kryheshin në objektin e deputetit.

Ndërsa një tjetër person që ka qenë i pranishëm në momentin kur ka ndodhur shpërthimi, Alfred Tabaku, ka rrëfyer se gjithçka kishte ndodhur në çasin kur po dorëzonte disa pije freskuese në biznesin e Saimir Korreshit, i cili po ashtu mbeti i plagosur nga shpërthimi.


Lajmi kryesor:

Zbardhet dosja: Si ndodhi shpërthimi në Lushnjë! Magazina në pronësi të Bujar Çelës në shkelje të lejes së ndërtimit, asnjë kontroll nga autoritetet


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK