Baki Goxhaj është takuar me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten sapo ka shkelur në tokën shqiptare. Që nga momenti që ai është ndaluar nga autoritetet izraelite në ujërat ndërkombëtare, ai nuk ka pasur më kontakt me familjarët.
Pyetja që fëmijët i bënë sapo e takuan, ishte se me çfarë ishte kthyer në Shqipëri dhe se ku e kishte telefonin. Përgjigja e tij ishte “Telefoni përfundoi në det. E hodha vetë”, ndërsa kurioziteti i fëmijëve nuk u ndal me aq.
Ata i kërkuan që t’i shihnin duart, ku me gjasë kanë vërejtur shenja të dhunës që ka pësuar nga ushtarët izraelitë apo nga mbajtja lidhur që kur e zbritën nga flotilja ‘Sumud’ së bashku me aktivistët e tjerë, ashtu siç dhe rrëfeu në intervistën për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Ekskluzive/ U ndalua nga Izraeli, Baki Goxhaj mbërrin mes lotësh në atdhe: Na morën peng e na poshtëruan! Ushtarët bëheshin grup e na dhunonin (VIDEO)










