Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, i cilu u ndalua nga Izraeli ndërsa shkonte në Gaza, ka mbërritur në Shqipëri. Report Tv sjell pamjet ekskluzive, të momenti kur Goxhaj pritet nga fëmijët.

Prej 2 orësh ai ka qëndruar në komisariatin e Rinasit, ku është marrë në pyetje.

“Unë jam nga Vlora dhe vitet e fundit jam angazhuar si aktivist për çështjen palestineze, për t’i dhënë fund gjenocidit dhe për zgjidhjen e kësaj çështjeje që po zgjat prej 80 vitesh si një plagë e hapur në botën moderne. Organizata që merret me organizimin e flotiljes është online dhe ka hapur aplikime për t’u bërë pjesë e flotiljes. Edhe unë, pasi u informova, ndoqa procedurat për t’u bërë pjesë e saj.

Rreth 10 ditë më parë u nisëm. Ne ishim në ujëra ndërkombëtare kur pamë disa anije të mëdha dhe dy skafe të fuqishëm që po afroheshin. Pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar, nuk ishte e mundur. Duke u afruar, na kërcënuan dhe qëlluan me armë; nuk e di nëse ishin plumba të vërtetë.

Hipën në anije, na lidhën duart të gjithëve; mua më lidhën edhe sytë, sepse isha pak i zëshëm duke kërkuar të na lironin. Na morën zvarrë dhe na çuan në një anije të madhe të sajuar me kontejnerë, ku kemi qëndruar 2 ditë e 2 net si bagëti. Në anije kishim vetëm ujë për të pirë dhe bukë të thatë.

Kam qenë aty dhe e kam parë me sytë e mi; kam dëgjuar një vajzë që tha 'Free Palestine' jo shumë larg meje që më pas u dhunua. E kam parë gjithë skenën. Dhuna dhe poshtërimi ishte kryefjala e kësaj marrje peng. Në çdo përballje me ushtarët, qëlloheshim poshtëroheshim, kemi qenë gjithë kohën me kokën poshtë, nëse ti bëjë pak rezistencë, kok përfundonte në tokë. Siç mua më ndodhi një rast. Në momentin që nuk kishte sy të tjerë njerëzish, ushtarët bëheshin në grup dhe rrihnin aktivistët. Tre ushtarë duke dalë nga anija, më mbajtën në fund dhe më dhunuan në grup.”, tha Goxhaj.

Lajmi në përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
U torturua nga ushtria në Izrael, Baki Goxhaj përqafohet mes lotësh me aktivistin izraelit kur mbërrin në Shqipëri

 

Një grup aktivistësh e familjarë e pritën Baki Goxhajn në aeroportin e Rinasit mes tyre dhe një izraelit me të cilin u përqafua mes lotësh.

Goxhaj u ndalua nga autoritetet izraelite në ujërat ndërkombëtare pjesë e flotiljes ‘Sumud’ e nisur për në Gaza me një mision humanitar. Për Report Tv, Baki Goxhaj rrëfeu torturat çnjerëzore nga ushtarët izraelitë, të cilët dhunonin në grup aktivistët.

Ora 12:34
Aktivisti Goxhaj për Report Tv: Ushtarët izraelitë na morën zvarrë, na trajtuan si bagëti në anije! Na dhanë vetëm ujë e bukë të thatë

1779445719_bakigoxhaj.jpg

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, u ndalua nga ushtria izraelite në ujërat ndërkombëtare teksa ishte pjesë e flotijes ‘Sumud’ e nisur për në Gaza me mision humanitar. Goxhaj për Report Tv ka rrëfyer momentin e ndalimit nga autoritetet izraelite dhe trajtimin çnjerëzor që i janë bërë atij dhe aktivistëve të tjerë.

Baki Goxhaj thotë se janë tërhequr zvarrë nga anijet e tyre dhe janë hipur në një tjetër ku janë mbajtur të mbyllur për 2 ditë e 2 netë, të trajtuar si bagëti ndërsa u është dhënë vetëm ujë dhe bukë thatë për të konsumuar.

“Ne ishim në ujëra ndërkombëtare kur pamë disa anije të mëdha dhe dy skafe të fuqishëm që po afroheshin. Pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar, nuk ishte e mundur. Duke u afruar, na kërcënuan dhe qëlluan me armë; nuk e di nëse ishin plumba të vërtetë.

Hipën në anije, na lidhën duart të gjithëve; mua më lidhën edhe sytë, sepse isha pak i zëshëm duke kërkuar të na lironin. Na morën zvarrë dhe na çuan në një anije të madhe të sajuar me kontejnerë, ku kemi qëndruar 2 ditë e 2 net si bagëti. Në anije kishim vetëm ujë për të pirë dhe bukë të thatë”, tha Goxhaj.

Ora 12:34
‘Ky mund ia vlejti’, aktivisti shqiptar mes lotësh pas kthimit në Shqipëri: Nuk dua të rris fëmijët e mi e në një botë ku gjenocidi është normal (VIDEO)

 

Mes lotësh ishte kthimi i aktivistit shqiptar Baki Goxhaj në Shqipëri, pasi u ndalua nga ushtarët izraelitë, të cilët edhe e kanë dhunuar. Për Report Tv ai tha se nuk dëshiron që fëmijët e tij t’i rrisë në një botë ku gjenocidi ndaj fëmijëve të tjerë është normal

“Ndihem krenar që isha pjesë që provova një pjesëz, të dhunës që palestinezët provojnë çdo ditë. Nuk dua të rris fëmijët e mi e në një botë ku gjenocidi ndaj fëmijëve të tjerë është normal. Jam krenar që isha në këtë mision edhe pse synimi parësor i misionit dështoi, hapja e një korridori humanitar. Synimi dytësor, rritja e solidaritet me popullin Gazës dhe rritja e vetëdijes për këtë plagë të hapur në botën tonë, ishte i suksesshëm. Ky mund ia vlejti”, tha ai.

Ora 12:26
U ndalua nga Izraeli, aktivisti Goxhaj për Report Tv: U dhunova nga 3 ushtarë duke dalë nga anija, nëse bëje rezistencë, koka të përfundonte në tokë

1779445737_bakigoxhaj.jpg

Aktivisti Baki Goxhaj që u ndalua nga Izraeli, flet ekskluzivisht për Report Tv pas mbërritjes në Shqipëri. Ai tregon se i u dhunua nga 3 ushtarë ndërsa po zbrisnin nga anija. Nëse bëje rezistencë, Baki Goxhaj thotë se ushtarët izraelitë ushtronin dhunë, bëheshin grup dhe i rrihnin aktivistët.

“Dhuna dhe poshtërimi ishte kryefjala e kësaj marrje peng. Në çdo përballje me ushtarët, qëlloheshim poshtëroheshim, kemi qenë gjithë kohën me kokën poshtë, nëse ti bëjë pak rezistencë, koka përfundonte në tokë. Siç mua më ndodhi një rast. Në momentin që nuk kishte sy të tjerë njerëzish, ushtarët bëheshin në grup dhe rrihnin aktivistët. Tre ushtarë duke dalë nga anija, më mbajtën në fund dhe më dhunuan në grup.  Në Turqi u nisëm dje nga dreka dhe pjesë tjetër të kohës kemi qenë në aeroportin e Turqisë, ku më priti konsulli shqiptar në Stamboll, bashkë me stafin e vet”, tha Goxhaj për Report Tv.