U trafikua nga Shkodra përmes liqenit, kapen tre malazezë me 250 kg kanabis

U trafikua nga Shkodra përmes liqenit, kapen tre malazezë me 250 kg kanabis

Bllokohen 258 drogë nga Shqipëria, ndërsa arrestohen trafikantët malazezë, është ky bilanci i aksionit më të fundit të policisë së vendit fqinj, të cilët pas një hetimi të kryer kanë vënë në pranga tre persona nga Podgorica, të cilët dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis nga Shqipëria drejtë Malit të Zi. Atyre u është sekuestruar droga në cilësinë e provës materiale e ndarë në katër thasë me një peshë prej 258 kg.

Sipas Policisë kufitare malazeze "Në vendin e quajtur Sharove Topole në territor të Komunës së Tuzit janë sekuestruar katër thasë me 258 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis, të cilat u gjeten një furgon, e cila pasi është kaluar me anë të mjeteve lundruese përmes Liqenit të Shkodrës, nga Shqipëria drejtë Malit të Zi, me qëllim shpërndarjen e saj në territorin e vendin fqinj.

Në pranga kanë rënë shtetasit malazez  Srgjan Singjeliq 37 vjeç, Savo Vukçeviq 24 vjeç dhe Ratko Shushkavçeviq 26 vjeç të gjithë lindur dhe banues në Podgoricë. Nga hetimi i deri tanishëm rezulton se lënda narkotike është trafikuar nga Shqipëria drejtë Malit të Zi përmes Liqenit të Shkodrës". 

Policia malazeze gjatë dy muajve të fundi ka sekuestruar sasi të mëdha të kanabisi e cila dyshohet se është trafikuar nga Shqipëria. Në bashkëpunim me homologët shqiptar po punohet në identifikimin e rrjetit të trafikantëve, ndërsa mësohet se ky trafik është kthyer në një problem për vendin fqinj pasi është zgjeruar harta e kalimit të drogës duke filluar nga grykëderdhja e lumit Buna deri në Vermosh, në skajin më verior të vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba