U vaksinua e para në botë, 91 vjeçarja britanike merr dozën e dytë të Pfizer: Duhet ta bëni të gjithë, ajo është falas dhe gjëja më e mirë që na ka ndodhur

U vaksinua e para në botë, 91 vjeçarja britanike merr dozën e dytë të Pfizer: Duhet ta bëni të gjithë, ajo është falas dhe gjëja më e mirë që na ka ndodhur

Margaret Keenan

Personi i parë në botë i cili ka bërë vaksinën anti-COVID Margaret Keenan 91 vjeçarja me origjinë nga Britania e Madhe, ditën e sotme ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

Autoritete angleze njoftuan më 8 dhjetor se Margaret Keenan do të marrë pas 21 ditësh injeksionin tjetër të vaksinës Pfizer-BioNTech.

Profesori Andy Hardy, shefi i spitalit në të cilin ka kryer vaksinën Keenan tha se “Ne jemi shumë të kënaqur që e mirëpritëm Margaret Keenan përsëri në Spitalin Universitar Coventry për të marrë dozën e dytë të vaksinës në një mënyrë të sigurt”

"Stafi ynë që janë përfshirë në programin e vaksinimit kanë mbetur në kontakt me familjen e Margaret që nga ajo ditë dhe ne jemi të kënaqur që Margaret ka vazhduar të shërohet në shtëpi pas daljes nga spitali.", shtoi ai.

“Unë dua të nxisë të gjithë të bëjnë vaksinën, ajo është falas dhe është gjeja më e mirë që na ka ndodhur. Nëse unë mund ta bëjë mundesh edhe ti” ka thënë 91 vjeçarja pasi ka marrë dozën e dytë të Pfizer.

Më datë 10 dhjetor ditën që ka nisur dhe vaksinimi anti-COVID në Britaninë e Madhe, Margaret Keenan u be njeriu i parë ne vend dhe në botë i cili ka marrë dozën e parë të vaksinës për koronavirusin.

Në Britani vaksinimi ka nisur masiv i qytetarëve ka nisur prej kohës, por pavarësisht kësaj numri i infektimeve dhe viktimave në vend ende nuk po stabilizohet.

Për shkak të rekordit të shënuar ditën e djeshme të 41385 rasteve të reja koronavirusi dhe 357 viktimave, shëndetësia ka një presion të madh për sa i përket kapaciteteve spitalore.

Në Britani është shfaqur edhe një variant i ri i koronavirusit, për shkak të te cilit janë marrë shumë masa të reja si nga qeveria britanike ashtu edhe nga shtetet e tjera.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Harris apo Trump?  Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju

Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju