Bashkim Sadikaj nga fshati Zogaj i Tropojës humbi jetën në një minierë të kësaj zone, në ditën e parë të punës. Ai la pas katër jetimë, ku më i vogli është në klasën e parë. Kjo familje jeton sot në varfëri ekstreme, pa të ardhura dhe në një banesë tërësisht të rrënuar.
Është deputetja e Partisë Demokratike në Tropojë, Mimoza Hajdarmataj, që jep alarmin mbi kushtet ekzistenciale të jetesës së kësaj familje. Gjatë një vizite, ajo ngushëlloi familjen për humbjen e kryefamiljarit, ndërsa i bëri një apel institucioneve shtetërore por edhe përfaqësuesve të biznesit, të reagojnë për këtë rast, pasi aktualisht kjo familje nuk ka asnjë të ardhur.
“Përveç apelit drejtuar Shërbimit Social, që të reagojë për këtë rast me një program të veçantë, në mbështetje të familjes e cila ka mbetur pa asnjë mbështetje dhe në kushtet e një varfërie ekstreme, me humbjen edhe të kryefamiljarit duke lënë 4 fëmijë jetim, një thirrje i bëj gjithashtu edhe komunitetit e biznesit, të mbështesin këtë familje pa asnjë mundësi ekonomike për mbijetesë”, u shpreh Hajdaramataj.
Minierat e fshatit Zogaj në Tropojë mbeten e vetmja mundësi punësimi për banorët e zonës pa asnjë mundësi tjetër ekonomike, ku jo pak raste ata luajnë edhe me fatin e
jetës.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com